9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

CEO i Google, Sundar Pichai ndryshon ton në lidhje me emigrimin

Më të lexuarat

Rreth një vit më parë CEO i kompanisë i gjigandit Google, Sundar Pichai qëndroi në krye të te punonjësve të betuar për të qëndruar të bashkuar dhe për të mos rënë në kompromis me rregullin e Trump për dëbimin e emigrantëve.

Këtë të premte, Pichai foli sërish në mbrojtje të emigrantëve dhe për benefitet që ata sjellin për Shtetet e Bashkuara. Por drejtuesi,i lindur ne Indi, i cili është njeriu perfekt për ta personifikuar këtë kauzë, zgjodhi ta kalojë fjalën e tij në një kuadër më diplomatik.

“Është vërtet e rëndësishme që të mos e kthejmë këtë çështje në një luftë midis një pakice dhe pjesës tjetër të shtetit,” tha Pichai, gjatë një evenimenti të mbajtur në San Francisco nga MSNBC.

Shumë nga problemet e mëdha të emigrimit mbeten ende të pazgjidhura, çështje të nxehta të cilat përfshijnë ndalimin e udhëtimit, sistemin kontroversial të cilin përdorin koorporatat në SHBA për të punësuar të huajt dhe problematika të tjera si këto.

E gjithë kjo, ka mjaft rëndësi për Google, pasi kompania punëson talente të inxhinierisë dhe informatikës nga e gjithë bota dhe mbështet shumë punonjës emigrantë, të ardhur në SHBA bashkë me prindërit e tyre vite më parë, në mënyrë ilegale dhe që sot kanë fituar viza pune.

Pas një viti presidence nga Trump, duket se Pichai është përshtatur me klimën politike në të cilën po ndodhet kompania e tij në këto momente. Në vend të qëndrimit pa kompromis, Pichai ka theksuar se Google duhet të luajë një rol më konstruktiv në këtë debat.

Mesazhi i vërtetë nga Pichai duket se qëndron në idenë e tij se Silicon Valley duhet të jetë më e zgjuar për të fituar këtë betejë.

“Na takon ne si kompani teknologjike, për të treguar se pse emigrimi është një e mirë për vendin dhe jo vetëm për ne si kompani. Mendoj se duhet të bëjmë më mirë,” u shpreh ai.

Nëse Google mund të bindë miliona përdorues që të vizitojnë faqen e tij çdo ditë, atëherë padyshim mund të bindë politikanët dhe shoqërinë për meritat e një shoqërie të hapur dhe të diversifikuar. Pichai ka një argument shumë të fuqishëm në dorë dhe si një produkt të mirë teknologjik, duhet të dijë si ta shesë atë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit