12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Çelik: Evropa ka në objektivë Erdoanin dhe Turqinë

Më të lexuarat

Ministri Çelik mbajti një fjalim gjatë bisedimeve të buxhetit për vitin 2017 që vazhdojnë në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM).

 

Ministri i integrimit evropian dhe kryenegociatori i Ankarasë me Brukselin, Ëmer Çelik tha se politika raciste në rritje në Evropë ka marrë në objektivë Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayip Erdoğan) dhe Turqinë.

Ministri Çelik mbajti një fjalim gjatë bisedimeve të buxhetit për vitin 2017 që vazhdojnë në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM).

Ai u shpreh edhe në lidhje me politikat raciste që po përhapen me shpejtësi në Evropë dhe theksoi se Turqia në Evropë, nuk është mysafire por është zonjë shtëpie.

Ai tha se disa vende të Evropës kanë marrë në objektivë Turqinë dhe vazhdoi fjalimin me fjalët: “Në lidhje me Turqinë ndiqet një politikë si loja (kukulla) e matrushkave. Në krye të këtyre, ashtu siç vihet re edhe në median evropiane, zhvillohet fobia kundër Erdoanit. Në këtë kuadër bëhet një propagandë që ‘helmon’ opinionin publik. Nën të del fobia kundër Turqisë dhe nën të del islamofobia”.

Ministri Çelik rikujtoi se në krizën e refugjatëve Evropa ka mbetur në klasë dhe duke reaguar ndaj perëndimit që kërkon ti japë mësim demokracie Turqisë, Ai tha: “Përballë krizës së refugjatëve për fat të keq Evropa nuk vuri dot në shesh një perspektivë politike që përmbush obligimin ndaj njerëzimit. Turqia mirëpret 3 milionë njerëz. Progres Raporti i përgatitur nga Evropa nuk pasqyron të vërtetën në Turqi” u shpreh Ministri i integrimit evropian dhe kryenegociatori i Ankarasë me Brukselin, Ëmer Çelik.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit