6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Çelik: Diplomacia humanitare e Presidentit Erdogan prodhoi rezultat në Soçi

Më të lexuarat

Përmes një seri postimesh nga llogaria e tij në rrjetin social, “Twitter”, Omer Çelik vlerësoi samitin e 17 shtatorit për Idlibin, mbajtur në qytetin rus të Soçit ndërmjet presidentëve Recep Tayyip Erdogan të Turqisë dhe Vladimir Putin të Rusisë…

 

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillimi (AK Parti) në pushtet, Omer Çelik, deklaroi të hënën vonë se diplomacia humanitare e Presidentit Recep Tayyip Erdogan ishte ajo që prodhoi rezultat në Soçi.

Përmes një seri postimesh nga llogaria e tij në rrjetin social, “Twitter”, Omer Çelik vlerësoi samitin e 17 shtatorit për Idlibin, mbajtur në qytetin rus të Soçit ndërmjet presidentëve Recep Tayyip Erdogan të Turqisë dhe Vladimir Putin të Rusisë.

“Turqia është bërë zëdhënësi i ndërgjegjes ndërkombëtare dhe aktori i vetëm që dëgjon britmat e sirianëve të shtypur. Vullneti i shpalosur nga presidenti ynë përpara syve të gjithë botës në Teheran, pasuar nga qëndrimi i tij i vendosur, prodhuan rezultat. Ky rezultat u ndërtua shkallë-shkallë në rrugët e vështira të diplomacisë. Me qasjen e presidentit tonë, Turqia demonstroi se ndjek politikën me bazat më të fuqishme politike dhe humanitare për çështjen siriane. Ata, të cilët rekomandojnë politika që braktisin ndjeshmërinë humanitare karshi vështirësive të shumta që paraqiten, duhet të nxjerrin mësim edhe një tjetër herë nga kjo vendosmëri e Turqisë”, shkroi zëdhënësi Çelik në “Twitter”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit