7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Çeku: Forca, opsion për veriun!

Më të lexuarat

Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, ka deklaruar se veriu i Mitrovicës është problem i cili kërkon angazhimin jo vetëm të Qeverisë, por edhe të shoqërisë civile dhe të mediave për integrimin e kësaj pjese. Ndërsa, theksoi se forca është mjeti i fundit, por që mbetet si opsion për zgjedhjen e situatës.

Këto komente ministri Çeku i bëri të dielën gjatë mbjelljes së disa fidanëve në kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, me rastin e Ditës së Tokës.

“Veriu është një problem i cili kërkon angazhimin e të gjithëve, jo vetëm Qeverisë, brenda Qeverisë, të gjitha ministrive, por edhe të gjitha subjekteve tjera, përfshirë këtu edhe shoqërinë civile, mediat… Çdo njeri prej nesh kemi rol për të luajtur për integrimin e veriut. Normal, ne e kemi thënë edhe në Kuvend dhe gjithkund se forca është mjeti i fundit, por mbetet mjet për zgjedhjen e situatës në veri”, ka thënë Çeku. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit