6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Çdo mëngjes merrte një çekiç dhe zhdukej. 22 vite më pas u zbuluar se çfarë bëri

Më të lexuarat

Kjo është historia që po thyen rrjetin.

Një burrë me emrin Dashrath Manjhi e kaloi gjithë jetën duke jetuar në një fshat të vogël indian. Ai dhe gruaja e tij nuk ishin të pasur, por ata ndiheshin ashtu sepse kishin njëri-tjetrin.

Por një ditë, gruaja e Dashrath u sëmur aq shumë, sa kishte nevojë me aptjetër për ndihmë profesionale. Çifti duhej të ecte 80 km për në qytetin më të afërt.

Ata donin të shkonin sa më shpejt që të ishte e mundur, por rruga ishte e pabesë, ata duhej të kalonin rreth një mali në rrugën e tyre për të shkuar te mjeku.

Për fat të keq, gruaja nuk ia doli dot deri tek mjekët.

Humbja e personit të tij më të afërt ishte e vështirë për tu pranuar për Dashrath. Ai nuk e dinte se si do të vazhdonte jetën pa të. I mbushur me hidhërim, atij i erdhi në mendje një plan. Ai kaloi disa ditë duke kërkuar instrumentet e nevojshme.

Plani ishte të gërmonte atë mal që duhej të kalonin me gruan, pjesë pas pjese dhe të ndërtonte një rrugë të shkurtër për në qytetin më të afërt. Ai nuk donte që tragjedia të përsëritej me ndonjë nga njerëzit që jetonin në fshatin e tij.

Djali i Dashrath në këtë foto, tregon instrumentet e babait të tij.

Dite pas dite, Dashrath e gërmoi atë mal. Qëllimi i tij ishte që të ndihmonte fshatin e tij. Në të gdhirë, ai shkoi në mal dhe u kthye natën i lodhur.

U bë një ritual që përsëritej çdo ditë deri në ditën kur vdiq në vitin 2007. Njerëzit mendonin se ishte një njeri i çmendur i cili zhdukej në mal çdo ditë me çekiçin e tij.

Vetëm pas vdekjes së tij, ata zbuluan atë që ai kishte bërë.

Puna e tij është e vështirë të besohet. Për 22 vjet me rradhë ai kishte arritur të gërmojë një kalim!

Duhej të bënin 80 km më parë për të shkuar në qytetin më të afërt, por falë atij njeriu “të çmendur”, rruga tashmë bëhet për vetëm 4 km. Njerëzit mund të shkojnë në shkolla ose spitale vetëm për një orë!

Puna e Ashratit ndryshoi jetën e secilit në fshatin e tij. Fëmijët fituan një shans për të shkuar në shkollë ndërsa të rriturit gjetën punë më të mira në qytet!

“Dashrath vdiq si një njeri i pashpresë dhe puna e tij kurrë nuk është njohur apo shpërblyer, por të gjithë sot e kujtojnë dhe ai ka frymëzuar shumë njerëz“, – komentoi një bashkëfshatar i tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit