12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Çdo i dhjeti fëmijë ka astmë, shkaktar është trafiku i dendur

Më të lexuarat

Gati 80 për qind e fëmijëve të sëmurë nga ndonjë formë e rëndë e astmës jetojnë 75 metra larg nga nyjat rrugore, ndërsa për shkak komplikimeve shpesh përfundojnë në spital, ka vërtetuar studimi.

Fëmijët të cilët jetojnë afër rrugëve më të frekuentuara kanë rrezik më të madh nga forma e rëndë e astmës dhe të shumtën për shkak të komplikimeve përfundojnë në spital, ka vërtetuar studimi i Universitetit të Karolinës Jugore.

Çdo i dhjeti fëmijë është sëmurë nga astma, sepse jeton afër rrugëve të mëdha të komunikacionit, shkruan Daily Mail.

Gati 80 për qind e fëmijëve të cilët janë sëmurë nga ndonjë formë e rëndë e kësaj sëmundje jeton vetëm 75 metra larg rrugës.

Tymi dhe gazrat e liruara nga automobilat respektivisht dyoksidi i karbonit dhe ozoni i kontribuojnë zhvillimit të astmës. Ndotja e ajrit dhe trafiku i dendur në qytetet e mëdha munden seriozisht ta dëmtojnë shëndetin e fëmijëve.

Vetëm me reduktimin e emetimit të gazrave do të mund të zvogëlonim numrin e fëmijëve të sëmurë nga forma e rëndë e astmës.

– “Po qe se ndotja në Los Angeles do të reduktohet për një të pestën, do të kishim kursyer gati 6.000 fëmijë”, – ka shpjeguar udhëheqësi i hulumtimit, profesor Rob McConnell. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit