15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Çavuşoğlu: Pse shtetet muslimane heshtin për masakrën në Arakan

Më të lexuarat

ANTALIA (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në një aktivitet për festën e Kurban Bajramit në Antalia, ka kritikuar heshtjen e shteteve të tjera muslimane mbi gjendjen e vështirë të muslimanëve Rohingya, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ka shumë vende të shkëlqyera muslimane. Ku janë ata, pse janë të heshtur”, deklaroi shefi diplomacisë turke duke kërkuar nga shtetet muslimane të dënojnë fuqishëm masakrën në Rohingya dhe të ndihmojnë këto muslimanë.

Çavuşoğlu bëri të ditur se Turqia tashmë ka dorëzuar mbi 70 milion dollarë ndihma humanitare për muslimanët Rohingya, duke theksuar se asnjë vend në botë nuk është duke treguar më shumë shqetësim për këto muslimanë sesa Turqia.

“Nuk është e mjaftueshme për të ofruar ndihmë. Në dy javë duhet të mbajmë një takim në Nju Jork me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, udhëheqësit e shteteve muslimane, kreun e Komisionit Këshillues të OKB-së për Shtetin Rakhinë, Koffi Annan, duke përfshirë edhe liderë të tjerë për të zgjidhur këtë çështje”, shtoi Çavuşoğlu.

Dhuna në Arakan të Mianmarit shpërtheu më 25 gusht, kur forcat e sigurisë së vendit filluan një operacion kundër komunitetit musliman Rohingya. Kjo shkaktoi një fluks të ri refugjatësh drejt Bangladeshit fqinj, edhe pse ky vend mbylli kufirin për refugjatët.

Sipas raportimeve të mediave, forcat e sigurisë së Mianmarit përdorën forcë jopropocionale, duke zhvendosur mijëra muslimanë Rohingya dhe duke shkatërruar shtëpitë e tyre me mortaja dhe mitralozë.

Ky rajon është duke u përballur me tensione të vazhdueshme mes popullsisë budiste dhe asaj muslimane që nga shpërthimi i dhunës në vitin 2012.

OKB-ja ka dokumentuar përdhunime, vrasje duke përfshirë foshnjat dhe fëmijët e vegjël, rrahje brutale dhe zhdukje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit