16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Çavuşoğlu: FETÖ është një organizatë terroriste brutale dhe barbare

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se ekstradimi i kryeterroristit Gülen nuk është një çështje e thjeshtë e ndihmës juridike dhe sipas tij ky është një kërcënim shumë serioz për sa i përket sigurisë kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu në një deklaratë në llogarinë e tij në Twiter ka theksuar se vizita e zëvendëspresidentit amerikan Jeo Biden në Ankara është e rëndësishme.

Duke theksuar se solidarizimi i paraqitur me rastin e vizitës së Biden duhet të mbështetet me hapa konkretë, ai ka nënvizuar se për të mbajtur marrëdhëniet e forta është detyrë që të ketë një qëndrim të vendosur, që të eliminohen pikëpyetjet.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se Organizata Terroriste Fetullahçi (FETÖ) duhet të kuptohet drejtë, shefi i diplomacisë turke ka vlerësuar më tej se “Këto nuk janë një grup fetar, këto janë një organizatë terroriste brutale dhe barbare që abuzojnë me fenë tonë, kanë qëllime interesi dhe i kanë duart e përgjakura.”

“Pas 15 korrikut dolën në pah objektivat e fshehta, marrëdhëniet me interes përfitimin të rrjetit terrorist dhe Gülen i cili banon në SHBA që nga viti 1999. Ekstradimi i kryeterroristit Gülen nuk është një çështje e thjeshtë e ndihmës juridike. Ky është një kërcënim shumë serioz për sa i përket sigurinë tonë kombëtare”, ka theksuar Çavuşoğlu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit