10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Çavuşoğlu, diplomaci telefonike për Gazën

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka zhvilluar biseda telefonike me homologët e tij nga Jordania Ayman al Safadi, të Indonezisë Retno Marsudi, të Iranit Mohammad Javad Zarif dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI) Ahmed el-Uthejmi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, Çavuşoğlu pas zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe incidenteve që ndodhën në kufirin e Gazës ka zhvilluar biseda telefonike me homologët e tij jordanez, indonezian dhe iranian si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OBI-t, Uthejmi.

Zhvendosja e djeshme e ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Kuds në drejtim të vendimit të mëparshëm të presidentit amerikan Donald Trump, shkaktoi zemërim në rajon.

Ushtarët izraelitë vranë 59 palestinezë dhe plagosën më shumë se 2.770 të tjerë të cilët morën pjesë në protestat e organizuara në kufirin e Gazës nën rrethim, me qëllim për të protestuar kundër hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds.

Turqia, e cila reagoi ashpër ndaj sulmit të Izraelit kundër palestinezëve, shpalli 3 ditë zie kombëtare për palestinezët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit