15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Çavusoglu dhe Timmermans bisedojnë për marrëveshjen BE-Turqi

Më të lexuarat

Dy zyrtarët kanë folur përmes telefonit çështjen e udhëtimit pa viza në BE për shtetasit e Turqisë.

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu ka diskutuar më zv/presidentin e Komisionit Evropian, Frans Timmermans çështjen e udhëtimit pa viza në Bashkimin Evropian (BE) për shtetasit e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve diplomatike turke të cilat kanë folur në kushte anonimiteti dy zyrtarët kanë folur përmes telefonit edhe mënyrën për të implementuar marrëveshjen në pjesën që ka të bëjë me refugjatët.

Marrëveshja BE-Turqi gjithashtu synon të dekurajojë emigrimin ilegal përmes Detit Egje duke ndërmarrë masa më të rrepta kundër trafikantëve me qenie njerëzore si dhe duke përmirësuar kushtet e jetesës për refugjatët në Turqi.

Sipas po të njëjtës marrëveshje aderimi i përshpejtuar i Turqisë në BE dhe çështja e udhëtimit pa viza do të bëhen me kusht që Turqia të përmbushë 72 kërkesat të përcaktuara nga BE-ja.

Ankaraja zyrtare ka përmbushur shumicën nga obligimet që ka marrë përsipër mirëpo BE-ja insiston që Turqia të ndryshojë ligjin e saj kundër terrorizmit që ka çuar në ndërprerje të negociatave.

Ndërkohë, Çavusoglu dhe Timmermans janë pajtuar që të takohen në Antalia të Turqisë diku mes datave 27-29, maj në kuadër të “takimit për shqyrtim të planit Aksional të shteteve më pak të zhvilluara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit