5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Carla del Ponte paralajmëron dorëheqjen nga hetimet për Sirinë: ndihem e pafuqishme!

Më të lexuarat

Carla del Ponte ka paralajmëruar dorëheqjen e saj si anëtare e komisionit të hetimeve të OKB-së për Sirinë. Sipas saj ky është një akt i paevitueshëm për shkak të mungesës së mbështetjes politike nga Këshilli i Sigurimit, në punën e saj.

“Po largohem nga ky komision, i cili nuk mbështetet nga ndonjë vullnet politik”, tha ajo, duke shtuar se roli i saj ishte vetëm një ‘alibi’.

“Nuk kam fuqi për aq kohë sa Këshilli i Sigurimit nuk bën asgjë” tha del Ponte, duke shtuar më pas. “Ne jemi të pafuqishëm, nuk ka drejtësi për Sirinë”.

Del Ponte, një emër që lidhet me ish-krimet në Jugosllavi, ku veçohet dhe Kosova, ka qenë     ish-prokurorja e përgjithshme e Zvicrës. Ajo u bashkua me hetimin tre-anëtarësh të Sirisë në shtator 2012. Tashmë, me largimin e saj në komision do të mbeten vetëm dy anëtarë. Katër vite më parë, ishte del Ponte ajo që bëri me dije përdorimin e gazit sarin në Siri.

“Ajo që ne kemi parë këtu në Siri, nuk e kam parë kurrë as në Ruandë, apo në ish-Jugosllavi, në Ballkan. Është me të vërtetë një tragjedi e madhe”, tha prokurorja zvicerane. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit