15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Canikli: Përse shqetësohen aleatët tanë për zgjedhjet e parakohshme në Turqi?!

Më të lexuarat

“Zgjedhjet janë festë për demokracitë. Përse shqetësohen aleatët tanë për këtë?”, pyeti ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli, gjatë një fjalimi në Kongresin e Forumit të Gruas së AK Partisë në rrethin Giresun…

 

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli, u bëri thirrje vendeve që shprehin shqetësim në lidhje me zgjedhjet e parakohshme në Turqi.

“Zgjedhjet janë festë për demokracitë. Përse shqetësohen aleatët tanë për këtë?”, pyeti ai gjatë një fjalimi të shtunën në Kongresin e Forumit të Gruas së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), në rrethin verilindor të Giresunit.

Canikli theksoi se një atmosferë gati prej dasme dhe feste do të krijohet falë zgjedhjeve të parakohshme në vend.

“Populli turk ka vendosur për zgjedhje më datë 24 qershor. Ti je aleati ynë, përse duhet të shqetësohesh për këtë? Përkundrazi, nëse zgjedhjet nuk mbahen, në rast se një problem shfaqet në atë pikë, atëherë duhet të shqetësohesh”, deklaroi ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare.

Ai u ndal më tej edhe mbi prononcimin negativ të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me vendimin e Turqisë për të organizuar zgjedhje të parakohshme.

“Në të vërtetë, të shqetësuar jemi ne. Jemi të shqetësuar për shkak të 4-5 mijë maunave me armë dhe municione, që ju i dërguat në Siri për organizatën separatiste terroriste PKK/PYD-YPG, e cila kërcënon unitetin dhe integritetin e një vendi. Jemi të shqetësuar nga mbështetja, që ju ofroni për organizatat terroriste, PKK dhe zgjatimet e saj siriane, të cilat kanë në shënjestër sovranitetin e Turqisë”, theksoi mes të tjerash ministri Canikli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit