9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Cana: Nuk ndalemi me kaq

Më të lexuarat

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana ka thënë se skuadra ka ende punë për të bërë në rrugëtimin drejt “Euro 2016”.

Cana, ka qenë më i miri në mbrëmjen e së premtes në Kopenhagen. Madje ka pasur dhe një ndërhyrje decizive, ndërsa ka shmangur një gol të sigurtë të Danimarkës.

“Realisht kemi zhvilluar ndeshje të mira dhe cilësore dhe kemi arritur këto rezultate pozitive, të cilat e lënë Shqipërinë të shpresojë që të jetë në Francë 2016. Me një kundërshtar direkt një rezultat i tillë merr shumë vlera. Megjithatë ne nuk do të ndalemi këtu, por do të vazhdojmë t’i marrim ndeshjet një e nga një”, ka deklaruar Cana për “Panorama Sport”.

Ai më tutje ka shtuar: “Pjesa e parë ka qenë nën kontrollin tonë. Kurse në të dytën ndryshoi ritmi i lojës në favor të kundërshtarit. Kemi pasur dhe një rast shënimi shumë të mirë në fund. Megjithatë kemi luajtur mirë e duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Portugalisë në Elbasan Arena”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit