9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Call Center-at, sektori me rritjen me të madhe në ekonomi

Më të lexuarat

Shërbimet dhe energjia kanë qenë sektorët ekonomikë me rritjen më të lartë në pesë vitet e fundit. Mbështetur në të dhënat përfundimtare të INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto, të disponueshme deri në vitin 2016, aktivitetet me rritjen më të lartë në vitet e krizës ekonomike kanë qenë shërbimet, kryesisht aktivitetet call center. Për periudhën 2012-2016, ky sektor është rritur mesatarisht me 24% në vit, duke shënuar normën më të lartë të rritjes në ekonominë shqiptare.

Rritja e dytë më e lartë i takon aktiviteteve profesionale dhe teknike, degë e ngjashme e shërbimeve, që në pesë vjet është rritur mesatarisht me 10%. Këto janë të vetmet degë me rritje dyshifrore, ndërsa e treta vijon energjia, me një rritje mesatare prej 6.3%, shkruan Scan.tv/.

Sidoqoftë, rritja e energjisë është më shumë produkt i prurjeve të lumenjve, sesa e gjendjes ciklike të ekonomisë. Ky sektor ka luhatje shumë të mëdha nga viti në vit. Për shembull, nëse në vitin 2013 ai u rrit me 36%, në vitin pasardhës pësoi rënie me 23%.

Degët e tjera, që kanë një peshë më të lartë në prodhimin kombëtar, kuptueshëm kanë regjistruar një rritje që është më pranë rritjes mesatare të ekonomisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit