12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Cakaj, përballjen e parë me Daçiçin: i kujton se Kosova ka tre ministra të Jashtëm

Më të lexuarat

Ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë, i deleguar si i tillë, kosovari Gent Cakaj ka patur të parën sfidë detyre me praninë e tij në një mbledhje të ministrave të krerëve të diplomacive të Europës dhe Ballkanit.

Dhe për koinncidencë të parën replikë, ku dhe shfaqet talenti diplomatik, e ka patur pikërisht me homologun serb Ivica Daciç. Ky i fundit e ka quajtur si provokacion të Edi Ramës, faktin e pranisë aty të një kosovari si ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

“Kosova ka dy ministra të jashtëm në këtë takim, ky është një provokim i Edi Ramës kundrejt nesh”, citohet të ketë thënë Daçiç. Ndërsa Cakaj ia ka kthyer duke i kujtuar se dy kanë qenë gjithnjë e tani janë tre, pra ministra të Jashtëm nga Kosova. E kjo pasi dhe vetë Daçiç vjen nga serbët e Prizrenit.

E njëjta gjë e ngjashme ndodhi dhe vite më parë por ne distancë, me ish-ministrit të Jashtëm Vuk Jeremiç dhe Kadaresë. Diplomati serb tha se “Kosova do anëtarësohet në OKB vetëm kur të shkelet mbi trupin tim”. Kadare iu përgjigj thjeshtë: “Si shumë rëndësi po i jepni trupit tuaj zotëri!”.

Ndërkohë duhet kujtuar se Cakaj është paragjykuar, e rrjedhimisht mospranuar si zgjedhje e Ramës për ministër i Jashtëm, për shkak të moshës së tij, e cila në pamjë të jashtme nuk i siguron autoritetin e duhur pamor. Me gjuhën e lebërve, ende “nuk ka vënë brisk në faqe”. Por po me këtë gjuhë, gjuhën mund të kesh brisk pavarësisht moshës, një veti që diplomacia e ka të nevojshme. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit