Burri që nuk është xheloz për familjen e tij

0

Allahu i Madhëruar ka thënë: “… po kështu, edhe atë femër që bën zina (imoralitet), nuk e merr për grua asnjë tjetër, përveç atij që bën zina ose idhujtarit. Një gjë e tillë (martesa ose imoraliteti me atë femër) është e ndaluar për besimtarët.” (Nur; 3)

Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Tri grupe njerëzish nuk do të hyjnë në Xhenet: ai që nuk përfill prindërit, dejuthi (joxhelozi) dhe gruaja që imiton burrat.” (Nesaiu, Hakimi, Ahmedi)

Nuk hyn në Xhenet burri, i cili për arsye të ndryshme, lejon gruan e tij të bëjë imoralitet. (Edhe burri, i cili tregohet neglizhent dhe jo i kujdesshëm ndaj familjes së tij; ai, të cilit nuk i bën përshtypje nëse e shoqja ose vajzat e tij takohen me meshkuj të tjerë veçmas, ose vishen me veshje të ngushta ose të tejdukshme….)

“Mëkatet e mëdha” – Imam Dhehebiu