9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Burnley kryen transferimin rekord të klubit

Më të lexuarat

Burnley ka kompletuar transferimin rekord të klubit me belgun Steven Defour nga Anderlehti, ka konfirmuar të martën klubi u Premier League.

Defour, i cili nënshkroi kontratë tre vjeçare me skuadrën e posa promovuar në Premier Ligën angleze, raportohet të ketë kaluar për një shumë prej 7.35 milionë funtesh.

“Steven ka qenë caku ynë dhe ka qenë një marrëveshje e vështirë, por ia dolëm më në fund”, ka thënë menaxheri i Burnleyt, Sean Dyche për ueb-faqen e klubit.

“Ai është lojtar i mirë me eksperiencë të thellë në nivel ndërkombëtar dhe në Ligë të Kampionëve. Steven është i ri në Premier Ligë por ka etje dhe dëshirë të fuqishme që të jetë i suksesshëm këtë sezon”, shtoi ai.

Mesfushori defanziv u bë edhe transferi rekord i Anderlechtit kur nënshkroi me klubin më 2014 pas tre sezoneve të kaluara në Porto ku i fitoi dy kurore portugeze.

Burnley u mposht 1-0 nga Swansea City në ndeshjen e parë të sezonit në Premier Ligë të shtunën, ndërsa e pret Liverpoolin në “Turf Moor” këtë fundjavë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit