8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

BURMA – Historiku i Burmës shkurtimisht – Lexoje Interesante

Më të lexuarat

BURMA – Historiku i Burmës shkurtimisht

Dr.Omer Abdul Kafij

Ndaj vetëm 90 sekonda të njoftohesh me krizën që po ndodhë në burma dhe muslimanët në atë vend.Shteti i pavarur njohur me emrin si Arakan me tre milion banorë muslimanë. Nga ky vend filloj të përhapej islami në shtetin fqinjë që njihet si burma me shumicë të popullësisë budistë Në vitin 1784 do të thotë para 230 vite budistët u inatosën ndaj muslimanëve që ishin në arakan dhe i luftuan ata duke lënë të vrarë dhe masakruar shumë muslimanë ,kur dhe arritën të ja bashkangjintin (duke e pushtuar) arakanin burmës duke ja ndërruar edhe emrin nga arakan në minemar, dhe kështu u bë si provincë e burmës ,kështu që muslimanët duke qenë si shtet i pavarur u shëndrruan si pakicë me tre apo katër milion kurse shumica budiste me 50 milion banorë .Muslimanët atje krijuan fshatra të pavaruara për ta, ku jetonin me tregëti,kurse formuan organizata të cilat kujdesëshin për thirrësit (hoxhallarët)dhe Xhamitë e tyre. Kurse budistët e burmës filluan të sulmonin fshatrat e muslimanëve duke i detyruar ti nxjerrin nga shtëpitë e tyre. Para pak kohësh jo shumë herët ndodhi një masakër e tmerrshme, ku një grup nga budistët kriminel sulmuan një autobus ku në të ishin dhjetë thirrësa (hoxhallarë) hafiza të Kur’anit të cilët i thirrnin njerëzit në fe, dhe u mësonin Kur’anin dhe rregullat fesë muslimanëve nëpër fshatra. Ky grup budistësh sulmuan autobusin e hoxhallarëve ,duke i nxjerrur nga autobusi dhe duke i rrahur dhe maltretuar në menyrë më ç’njerzore dhe duke i torturuar me thika trupat e tyre ,e më pas morën njërin nga ta dhe ja njerrën gjuhën e tij nga gabzherri pa pikë mëshire , gjithë këtë që e bënë ishte vetem se i urrenin këta thirrësa të cilët thirrnin në fenë e Allahut dhe ju mësonin njerëzëve Kur’anin dhe fenë, e pastaj vazhduan duke i therur me thikat e tyre dhe duke ju prerë duart dhe këmbët e tyre derisa i mbytën njërin pas tjetrit.U revoltuan muslimanët në mbrojte të hoxhallarëve të tyre dhe imamëve të xhamive të tyre.Kurse budistat u kundërvien muslimanëve duke u djegur fshat pas fshati,deri sa numri i shtëpive të djegura ka arritur në 2600 shtëpi,e kush prej tyre vdiq në to e kush prej tyre iku, ku numri i të shpërngulurve nga keto fshatra arrinë diku 90 mijë njerëz, sa prej tyre përmes detit e sa prej tyre nga rrugët toksore, kurse vrasjet dhe masakrat mbi muslimanët akoma vazhdojnë, duke u përdhunuar vajzat bijat dhe gratë e tyre, në sytë e familjeve të tyre deri në vdekje, nën torturat e thikave dhe bajonetave. Atëherë pyes se pse ka humbur xhelozia jonë….? Secili nga ne le ta pyes vetën e tij,çka ka bërë për ta…? Obligueshmeria jonë ndaj tyre është : Së pari: Të bëjmë lutje për ta. Së dyti: të njoftojmë dhe përhapim lajmet për gjendjen e tyre, që njerzit të njoftohen për këtë edhe pse ky është imani më i dobët. Nëse e ke plotësuar leximin …atëherë bëj atë ç’ka anon ndërgjegja jote nëse ajo ende është gjallë….? Na majfton Allahu sa Mbështetës i Mirë është Ai. Shpërndaje ,njoftoj muslimanët për gjendjen e tyre.
Përktheu: Ebu Muslim

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit