Burgjet në Maqedoni në kushte jonjerëzore

0
30

Në Maqedoni stacionet policore gjenden në kushtet të pakënaqshme, ndërsa burgjet janë në kushte jonjerëzore dhe nënçmuese.

Këto vërejtje janë dhënë nga Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti, me ç`rast është publikuar edhe një raport lidhur me njësinë për prevenim të torturës dhe veprime dhe dënime tjera johumane – si pjesë e Mekanizmit Nacional për prevenim.

Kjo gjendje e keqe nëpër stacionet policore dhe burgjet është shprehur, pas vizitës dhe vlerësimit të kushteve në 12 stacione policore, nëpër disa burgje, shtëpi për edukim dhe rehabilitim, shtëpi për përkujdesje të fëmijëve dhe në Qendrën për strehimin e azilkërkuesve në Maqedoni.

Avokati i Popullit ka shprehur kritika lidhur me trajtimin e të burgosurëve nëpër qeli dhe trajtime të tjera johumane, ku mungojnë kushtet elementare.

Në këtë raport janë shprehur kritika edhe lidhur me mbajtjen e të arrestuarëve në mënyrë antiligjore në shumë raste nëpër stacione policore. Në raport përmendet rasti i një të mituri që është mbajtur më shumë se 12 orë në stacione policore në kundërshtim me Ligjin për të drejtat e të miturve. Gjithashtu shprehen ankesa edhe lidhur me tejkalimet dhe mosrespektimin e afateve për të paraburgosurit.  (INA/kohaislame