10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Burg të përjetshëm për 21 kundërshtarë të regjimit në Egjipt

Më të lexuarat

Një gjykatë egjiptiane ka dënuar të dielën me burg të përjetshëm 21 kundërshtarë të regjimit, me pretendimin për shkaktimin e dhunës gjatë kohës kur në Egjipt po kryhej grushti i shtetit kundër presidentit Mohamed Morsi në vitin 2013, raporton Anadolu Agency (AA), duke iu referuar burimeve gjyqësore.

“Të pandehurit, të cilët u gjykuan në mungesë, akuzoheshin se gjatë vitit 2013 kanë nxitur dhunë në provincën Menoufiya, në deltën e Nilit”, tha burimi i lartpërmendur, në kushte anonime.

Sipas burimit, me akuza të ngjashme gjykata ka dënuar edhe tetë persona të tjerë të cilëve u është shqiptuar dënimi me nga shtatë vite burg. Verdiktet e së dielës mund të ankimohen në Gjykatën e Apelit.

Në vitin 2013, Egjipti u përfshi nga trazira si rrjedhojë e grusht shtetit ushtarak me të cilin u përmbys presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi, drejtues i grupit Vëllazëria Myslimane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit