9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Bullgaria dëshiron të kthejë punëtorët nga jashtë

Më të lexuarat

Ekonomia bullgare ka nevojë për krah pune. Papunësia është mezi 3.7 për qind dhe siç thotë kryeministri Bojko Borisov, nuk punojnë vetëm ata, të cilët nuk dëshirojnë. Në të njëjtën kohë numri i njerëzve që braktisën vendin në kërkim të punës më të mirë sipas të dhënave të ndryshme lëvizet nga 1.5 deri në 2 milion veta. Ata që nisin akoma janë më shumë sesa ata që kthehen.

Pamjaftueshmëria e krahut të punës e detyron biznesin dhe autoritetet të kërkojnë rezerva të fshehura. Nuk është e rastit që më se 60 për qind nga pensionistët në vend vazhdojnë të punojnë. Krahas kësaj ka afro 200 mijë bullgarë në moshë të punës, të cilët as mësojnë, as punojnë. Nuk janë të harruara edhe punëtorët dhe nëpunësit bullgarë jashtë shtetit. Ka arsye që ata të tërheqin vëmendjen e institucioneve në përpjekjet e tyre të plotësojnë pamjaftueshmërinë e krahut të punës. Kjo për arsye se ata bullgarë mësuan të punojnë sipas kritereve dhe kërkesave të punëdhënësve në shtetet më të avancuara, posedojnë aftësinë të jenë produktiv dhe kompetent në fushat përkatëse profesionale, dhe në fund të fundit janë një resurs i paçmueshëm njerëzor për ekonominë bullgare.

Mirëpo, duhet të pranojmë, se shumica prej tyre nuk vajtën jashtë të punojnë nga dashuria për të udhëtuar. Ata e braktisën atdheun dhe të afërmit e tyre për shkak të kushteve më të mira të punës dhe të pagave më të larta që ofrohen në vendet e BE-së, ku bullgarët janë më shumë. Një dëshmi bindëse për këtë është fakti, se bullgarët në botë dërgojnë të afërmit në vend më se 1 miliard euro për vit, gjë që e bënë ata dhe investitorët më të mëdhenj të huaj tek ne.

Jeta sot iu nënshtrohet treguesve dhe interesave ekonomike, të cilët prekin çdo shtetas – paga, çmime, aftësi blerëse. Prandaj detyra për të tërhequr bullgarët nga jashtë të kthehen në Bullgari është e vështirë – mundësitë e shtetit janë të kufizuara, niveli jetik është i thjeshtë, të ardhurat janë më se të matura dhe sipas këtij treguesi Bullgaria është në vendin e fundit në Evropën e bashkuar. Mirëpo, mbështetja vetëm në mall dhe në nostalgji është një qëndrim i dënuar paraprakisht në dështim, pavarësisht nga ndjenjat e bullgarëve jashtë shtetit ndaj atdheut. Është fakt, se ata njerëz e duan vendin gjë për të cilën tregojnë anketimet sociologjike, sipas të cilëve 70 për qind nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë janë gati në kushte të përshtatshme të kthehen në vend. Në këtë kontekst Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale hartoi një program special për tërheqjen e emigrantëve bullgarë, program ky i cili do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2020. Në kuadrin e Programit Operativ Evropian “Zhvillim të resurseve njerëzore” po përgatitet një pako masash për shtesë financiare nga 600 euro për muaj që do të jepet brenda një viti me pagën të gjithë bullgarët që kthehen në vend. Këtë e njoftoi zëvendës ministrja e punës dhe e politikës sociale Zornica Rusinova. Kjo nuk janë pak para në Bullgari dhe i afrojnë rrogës mesatare mujore në vend. Pakoja stimuluese për bullgarët e kthyer përfshin edhe mbulim të shpenzimeve për qira, për edukator deri në regjistrimin e fëmijëve në çerdhe ose në kopsht, për mësim të gjuhës bullgare të anëtarëve të familjes që janë me shtetësi tjetër. Vlera e përgjithshme e programit është afro 5 milion euro dhe do të jetë në fuqi për të gjithë në moshë deri në 54 vjeç.

Në komentet e para lidhur me këtë program pjesa e madhe e bashkatdhetarëve tanë jashtë shtetit janë skeptik. “Çdo bullgar do të kthehet, kur do të shikojë, se të afërmit e tij jetojnë më mirë, më qetë, se në Bullgari ka shpërblim të ndershëm të punës, shëndetësi të rregulluar, arsim të mirë. Nuk është e domosdoshme që shteti të japë para, por të ndihmojë të ndjejmë veten pjesë të rëndësishme të bashkisë bullgare”, shkroi në rrjetet sociale njeri prej emigrantëve ekonomikë bullgarë. Shumica e njerëzve si ai ngulin këmbë haptazi për përmirësimin e kushteve të jetës dhe të punës në vend si një kusht paraprak për kthimin e tyre mbrapa. Natyrisht ka të tillë të cilët do të interesohen për masat e ofruara nga pushtetarët për tërheqjen e emigrantëve të kthehen në vend. Vallë, a do të ketë rezultate – mezi tani do të shikojmë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit