Bujar Nishani president i Shqipërisë

0
44

Presidenti i sapozgjedhur i Republikes, Bujar Nishani eshte i datelindjes 29 shtator 1966. Zoti Nishani i lindur ne Durres, ka perfunduar studimet e larta ne Akademine Ushatarake “Skenderbej”.

Ai perfundoi studimet pasuniversitare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne vitin 1996, dhe nga viti 2000 deri ne vitin 2004 perfundon studimet ne Fakultetin e Drejtesise ne Tirane, ku diplomohet si jurist. Ne CV e tij arsimore perfshihet edhe titulli master per studime europiane.

Veprimtaria e tij profesionale daton ne vitin 1988, si pedagog i Akademise Ushtarake Skenderbej, ne vitin 1993, si specialist i marredhenieve me jashte ne Ministrine e Mbrojtjes, ne 1994 si specialist i marredhenieve me NATO-n ne Ministrine e Jashtme, per t’u rikthyer serish nje vit me vone si drejtues ne kabinetin e ministrit te Mbrojtjes.

Pas vitit 1997, ai ka qene i lire ne profesionin e tij, deri ne mars te vitit 2007, kur emerohet minister i Brendshem, Dy vjet me pas si minister i Drejtesise, dhe rikthehet ne kete post, ne vitin 2011.

Qe nga viti 1991 e deri me sot eshte anetar i Partise Demokratike, duke qene anetar i kryesise se PD-se, si edhe anetar i Keshillit Kombetar te kesaj partie. Zoti Nishani eshte i martuar me zonjen Odeta, si edhe ka dy femije, nje djale dhe nje vajze./koha/kohaislame