11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Bujar Nishani bëhet qesharak/Tani ndryshon argumentat: Zhiti nuk shkon në Vatikan, se foli për inkuizicion nga kisha

Më të lexuarat

Presidenti Bujar Nishani bëhet qesharak.

 

Ndërsa ditë më parë kishte refuzuar ta dekretonte Visar Zhitin si ambasador në Vatikan, se nuk ishte konsultuar nga qeveria, tashmë ka ndryshuar argumentat.

 

Ai thotë se Zhiti nuk është personi i duhur për t’u emëruar në Vatikan.

 

Kjo, pasi sipas tij, Zhiti ka folur kundër kishës, duke përmendur fjalën inkuizicion.

 

“Kandidati ka reaguar duke krahasuar me inkuizicionin akte dhe qëndrime të përfaqësuesve të kishës. Është një deklaratë që mund të krijojë probleme”, tha Nishani

 

Në këtë mënyrë, Nishani duket i vendosur në qendrimin e tij, për të mos e emëruar Zhitin në Vatikan.

 

Dhe, duket se qëllimi kryesor i Nishanit, është që të pengojë emërimin e Zhitit në Vatikan.

 

Kjo, pasi sipas tij, Zhiti mund të emërohet diplomat diku tjetër, nëse qeveria i merr një mendim.

 

Pra, Nishani nuk e do Zhitin ambasador në Vatikan, ndërsa mund t’i hapë rrugë në ndonjë seli tjetër diplomatike.

 

Nishani po përdoret kështu deri në fund për qëllimet e Aleksandër Frangaj, i cili nuk do njeri si ambasador në Vatikan, duke qenë se këtë rol për momentin e bën motra e tij, edhe pse nuk e ka emëruar njeri./b.l

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit