12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Budistët i vëjnë zjarrin xhamisë dhe ndalojnë faljen e xhumasë në Shri Lanka

Më të lexuarat

Një xhami në Sri Lanka ka qenë e detyruar të braktisë faljen e namazit të xhumasë për shkak të tensioneve mes komuniteteve në qytetin qendror të Dambullas.
Rreth 2,000 Budistë, duke përfshirë murgjit, marshuan në xhami dhe mbajtën një demonstratë duke kërkuar prishjen e xhamisë.
Një zyrtar i xhamisë i tha BBC se ai dhe disa nga dhjetëra shokë të tij ishin bllokuar brenda xhamisë dhe kishin frikë se turma do të shkatërronte ndërtesën.
Brenda natës xhamia ishte në shënjestër të një zjarri nga bombardimet– por askush nuk u lëndua.
Haviland Charles raporton për BBC-në se në Kolombo tensionet janë rritur.
Menjëherë pas protestës xhamia ishte evakuuar dhe falja e xhumasë ishte anuluar.
Budistët e konsiderojnë Dambullan si një qytet të shenjtë dhe në muajt e fundit ka pasur tensione të tjera sektare në këtë pjesë të Sri Lankës, thotë korrespondenti i BBC.
Shtatorin e kaluar një murg udhëhoqi një turmë për të shkatërruar një vend të shenjtë mysliman në Anuradhapura, jo larg nga Dambulla.
Budizmi është feja e shumicës së popullsisë në Sri Lanka.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit