11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Bruksel: U mbajt Konferenca Ndërkombëtare mbi Etikën Islame

Më të lexuarat

Konferenca e Tretë Ndërkombëtare Vjetore mbi Islamin dhe Dilemat Etike Bashkëkohore u përurua në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, të shtunën, më 14 mars, duke paraqitur një pasqyrë mbi Islamin dhe etikës globale.
 
Ne jemi duke paguar çmimin e një konceptimi të caktuar restriktiv që thotë se Islami është vetëm Fikh, tha para të pranishmëve Dr. Tarik Ramadan, drejtor i Qendrës Kërkimore për Legjislacionin Islam dhe Etikë (CILE).  
 
Në fjalën e tij të titulluar Etika Globale dhe Etika e Aplikuar, Dr. Tarik Ramadan prezantoi një përmbledhje të tri burimeve kryesore të Etikës Islame që janë ligji (fikh), filozofia-teologjia dhe sufizmi, si një përpjekje për të ndihmuar audiencën të kuptojnë se si vlerat etike dhe parimet janë prodhuar nga brenda.
 
Dr. Tarik Ramadan kërkoi gjithashtu nga muslimanët për të shkuar më thellë në të kuptuarit e objektivave të Islamit, dhe të mos ndalen vetëm në nivelin e Fikhut. 
 
Ai po fliste në inaugurimin e Konferencës së Tretë Vjetore Ndërkombëtare për Islamin dhe Dilemat e Etikes Bashkëkohore të mbajtura në Bruksel.
 
Ai dha shembuj nga trashëgimia e pasur Islame e dijetarëve të hershëm muslimanë si El-Gazali, Averroes dhe dijetarë të tjerë kryesorë intelektuale muslimane të cilët ishin pionierë në këto fusha.
 
Konferenca u organizua nga Qendrës Kërkimore për Legjislacionin Islam dhe Etikë (CILE).  
 
Qendra Kërkimore për Legjislacionin Islam dhe Etikë (CILE),    
 
këtë vit në bashkëpunim me Rrjetin Musliman Evropian (EMN), dhe me pjesëmarrjen e studiuesve dhe akademikëve nga Belgjika dhe një numër nga shtetet evropiane dhe nga shtete tjera të botës.  
 
Konferenca ka tërhequr një audiencë të madhe muslimane nga Brukseli, e cila qëndronte në rradhë të gjata sepse të gjitha biletat e konferencës ishin shitur.
 
Konferenca e këtij viti u fokusua në katër fusha kryesore: Islami dhe Shkenca, Ekonomia dhe Financat, Diskursi Islam dhe Çështjet Gjinore.
 
Në fund të fjalës së tij, Dr. Tarik Ramadan theksoi se objektivi më i lartë për një musliman është të arrijë gjendjen e paqes, në mënyrë që të bëhet një shërbëtor i paqes në shoqëri dhe për qeniet njerëzore.
 
Ai shtoi se Muhammedi (a.s.)  paqja qoftë mbi të, është përshkruar në Kur’an si mëshirë për botët. Ai kërkoi gjithashtu që muslimanët të angazhohen në një dialog kritik në mënyrë që të jenë në gjendje për të rimarrë pozitën e tyre udhëheqëse intelektuale dhe shkencor në botën e sotme.
 
 
 
Panelet mbi Shkencën dhe Ekonominë
 
Paneli i parë i ditës diskutoi temën ”Islami, Shkenca dhe Evolucioni”, për të debatuar shembullin konkret të sfidës së evolucionizmit për muslimanët.  
 
Katër ekspertë në këtë temë, duke përfshirë edhe Dr. Muzaffar Ikbal nga Kanadaja dhe Dr. Damian Howard nga Britania e Madhe, shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi Teorinë e Evolucionit dhe se çfarë e lidh me besimin, duke përfshirë besimin e muslimanëve dhe besimin e  katolikëve, e cila u pasua nga një  dialog i nxehtë me audiencën.
 
Paneli i dytë  në orët e pasdites u fokusua rreth në etikës në Ekonomi dhe Financa. 
 
Dr. David Vines nga Britania e Madhe mbajti kumtesën kryesore të pasditës e cila ishte titulluar Rivendosja e Besimit në Industrinë e Shërbimeve Financiare., ku ai foli për problemet etike të cilat janë  pjesërisht përgjegjës për krizën globale financiare të vitit 2007.
 
Kjo kumtesë u pasua nga një panel për Ekonomi dhe Financa, ku Dr. David Vines u bashkua me ekspertët kryesorë muslimanë në Financave Islamike në një diskutim mbi çështjet kryesore etike me të cilat përballet njerëzimi
 
Një tjetër diskutim mbi ekonominë  duke përfshirë kuptimin e vërtetë të ribasë (kamatës) në Islam dhe çështjen e financave Islame dhe modelin ekonomik Islam.  
 
Konferenca përfundoi të dielën, me dy folësit kryesor, duke përfshirë Dr. Karen Armstrong nga Britania e Madhe, dhe dy panele të diskursit Islam dhe Çështjet Gjinore.
 
Qendra Kërkimore për Legjislacionin Islam dhe Etikë (CILE) u  
 
 përurua në Doha, Katar në janar të vitit 2012, një projekt i Fondacionit të Katarit.
 
Të dy konferencat e para të Qendrës Kërkimore për Legjislacionin Islam dhe Etikë (CILE) Vjetor Ndërkombëtarë u mbajtën në vitin 2013 dhe 2014 në Doha, Katar, ndërsa Konferenca e këtij viti është e para që u zhvillua në Evropë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit