6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Bruksel – Ministrat e mbrojtjes së Nato-s diskutojnë për situatën në kufirin Turqi – Siri

Më të lexuarat

Një nga pikat kryesore të agjendës së takimit të sotëm të Ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel është edhe situata në kufirin turko-sirian.

Nga Gjermania ka ardhur një deklaratë interesante para takimit të Ministrave të Mbrojtjes së Bashkimit Evropian që zhvillohet sot në Bruksel.

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Thomas de Maiziere në deklaratën që bëri para takimit tha se sot presin që Turqia ti kërkojë NATO-s instalimin e raketave Patriot në kufirin e saj me Sirinë.

Gjermania është një nga 3 vendet anëtare të NATO-s ku janë dislokuar bateritë e raketave Patriot.

Ardhja e një deklarate të tillë nga Gjermania bëri që vëmendja të përqendrohet mbi Turqinë dhe selinë e shtabit të NATO-s në Bruksel.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Ketrin Eshtën në lidhje me pretendimet se Turqia do të kërkojë raketa Patriot nga NATO tha: “Po bëhen shumë punime në lidhje me vendet që preken direkt nga ngjarjet e zhvillimet në Siri” duke e lënë kështu të hapur derën për ekzistencën e një pretendimi të tillë.

Sot mblidhen në një takim në Bruksel edhe Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Pika kryesore e shefave të diplomacisë së 27 vendeve anëtare do të jetë tensioni Izrael-Gazë.

Javën e kaluar Bashkimi Evropian në fillim kishte ngarkuar me përgjegjësi Hamasin për incidentet në kufi, por kishte deklaruar se “edhe Izraeli duhet të tregohet proporcional në reagimet që bën ndaj sulmeve me raketa që vijnë nga territoret palestineze”.

Sot pritet që Bashkimi Evropian të shprehet i shqetësuar për humbjet në radhët e civilëve.

Lidhur me pyetjen e gazetarëve para ministerialit të sotëm të Brukselit “Përse nuk reagon Bashkimi Evropian ndaj vrasjes së civilëve palestinezë nga Izraeli” Eshtën ishte mjaftuar duke thënë se “të dyja palët duhet të distancohen nga vrasja e njerëzve të pafajshëm”.

Eshtën përsëriti edhe një thirrjen “Esadi duhet të largohet” dhe sqaroi se në takimin e sotëm do të bisedojnë edhe mbi formën e bashkëpunimit që do të ketë në të ardhmen Bashkimi Evropian me opozitën e re siriane. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit