Bruksel: Dështoi nostrifikimi i diplomës së parë

0
58

Javën që shkoi në Bruksel ka dështuar nostrifikimi i parë solemn i një diplome në bazë të marrëveshjes nga dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç bën të ditur gazeta serbe “Novosti”, burime të saj nga selia e diplomacisë evropiane kanë thënë se javën e kaluar çdo gjë ishte gati për tu vërtetuar një diplomë në praninë e një grupi trepalëshe të ekspertëve, në prani të përfaqësuesve të BE-së. Bëhej fjalë për një student të diplomuar shqiptar nga Kosova.

Megjithatë, sipas gazetës, e tëra shkoi huq sepse pretenduesit për nostrifikimin e diplomës i ka munguar një dokument përcjellës. Kështu që gjithçka është lënë për një rast tjetër, mbase gjatë muajit qershor.

Në selinë e BE-së kanë siguruar se shtyrja e këtij akti assesi nuk ka të bëjë me zgjedhjet e që do të mbahen në Serbi, por se thjesht bëhet fjalë për një problem teknik.

“Grupi për zbatimin e marrëveshjes takohet rregullisht në Bruksel, dhe në punën e tyre nuk ka ndërprerje, pavarësisht nga pauza në dialog”, i kanë thënë gazetës serbe burime nga selia e Bashkimit Evropian.

Në Bruksel thonë se javën e kaluar, në nivelin e grupit punues për zbatimin e marrëveshjes, janë zhvilluar bisedime për çështjen e lirisë së lëvizjes dhe të tarifave të sigurimit./kohaislame/