6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Britania paralajmëron shkëputjen nga BE

Më të lexuarat

Kryeministri britanik, David Cameron deklaroi për herë të parë se Britania e Madhe mund të shkëputet nga Bashkimi Europian.

Në një deklaratë para ligjvënësve britanikë, Cameron tha se nuk ishte mbështetës i idesë së shkëputjes nga BE, por se një vendim i tillë mund të merrej nëpërmjet referendumit popullor nëse kushtet do ta sugjeronin këtë.

“Ky nuk është një vendim që unë e mbështes, por shihet qartë e ardhmja e Britanisë. E kemi në dorë fatin tonë. Zgjedhja jonë e parë duhet të jetë qëndrimi në Bashkimin Europian, qëndrimi në tregun e përbashkët europian, të maksimizojmë ndikimin tonë në Europë, por nëse raportet me Brukselin detyrojnë shkëputjen, atëherë nuk duhet të kemi frikë ta marrim këtë vendim”, tha Cameron.

Kryeministri britanik tha se në mes të janarit do të dalë me një fjalim ku mund të thërrasë një referendum ku vetë qytetarët do të vendosin nëse Britania duhet të jetë pjesë e BE-së apo jo.

Edhe kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson mbështet idenë e shkëputjes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Në një intervistë për BBC, Johnson tha se braktisja e BE-së nuk është fundi i botës, përkundrazi, shtoi ai, Britania do të prosperonte më shumë e shkëputur prej Brukselit.

Analistët mendojnë se Londra i trembet reformave financiare që po ndërmerren nga vendet e Eurozonës që po çojnë në një Europë më të centralizuar, me institucionet e përbashkëta që fitojnë gjithnjë e më shumë pushtet ndaj qeverive kombëtare. Këto reforma rrezikojnë rolin e Londrës si kryeqendra financiare e Europës, që assesi s’mund të pranohet nga britanikët.

Britania e Madhe iu bashkua Bashkimit Europian në vitin 1973./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit