8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Britania kërkon nga BE-ja shtyrjen e Brexit-it

Më të lexuarat

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka deklaruar se i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) shtyrjen e Brexit-it deri më 30 qershor.

Në një fjalim në seancën javore “Pyetjet për kryeministrin” në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamamentit britanik, May njoftoi se i ka dërguar presidetit të Këshillit të BE-së Donald Tusk një letër ku i kërkon zgjatjen e negociatave për Brexit-in deri më 30 qershor.

“Si kryeministre unë nuk jam gati të shtyj Brexitin përtej 30 qershorit”, ka thënë May duke ripërsëritur edhe njëherë qëllimin e saj për ta paraqitur edhe njëherë marrëveshjen për Brexit-in në parlament.

Sipas të gjitha gjasave Britania nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për përbërjen e re të Parlamentit Evropian që do të mbahen në maj.

Sipas kalendarit normal Britania duhet të largohej nga BE-ja më 29 mars. Pritet që kërkesa e May për zgjatjen e Brexit-it të diskutohet në Samitin e liderëve të BE-së të cilët do të mblidhen nesër./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit