9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Britania do të pranojë fëmijët e shtetasve të saj që kanë luftuar për DEASH-in

Më të lexuarat

Britania e Madhe ka vendosur që nga Siria të pranojë fëmijët e shtetasve britanikë të cilët kanë humbur jetën në radhët e organizatës terroriste DEASH.

“U lejuam që të kthehen në shtëpi, sepse kjo është e drejtë”, deklaroi ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dominic Raab.

Ai shtoi se fëmijëve do t’u nevojitet mbështetje që të kthehen në jetën normale.

“Këta fëmijë të pafajshëm, jetimë, nuk duhet të ishin ekspozuar kurrë në tmerret e luftës”, tha Raab.

Fëmijët emrat e të cilëve nuk u zbuluan për arsye sigurie, do të jenë shtetasit e parë të cilët do të sillen në Britani të Madhe nga rajoni të cilin më parë e kontrollonte DEASH-i.

Nëpër kampet në Siri gjenden 25 gra shtetase të Britanisë së Madhe, dhe rreth 60 fëmijë, në mesin e të cilëve shumica nën pesë vjeç.

Një numër më pak fëmijë të njëjtë u pranuan më herët nga Franca, Gjermania, Norvegjia dhe Danimarka.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit