7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Britania do të “eliminojë” nga përdorimi letrat e lagura – ka së paku dy arsye për këtë!

Më të lexuarat

Letrat e lagura duhet të “eliminohen” si pjesë e planeve të qeverisë në Britani të Madhe për të shkurtuar në mënyrë drastike mbeturinat plastike gjatë dekadave të ardhshme.

Sipas mediave britanike, Departamenti i Mjedisit, Ushqimit dhe Çështjeve Rurale (Defra) ka thënë se po kërkon të çrrënjosë mbeturinat nga artikujt e pariciklueshëm, duke përfshirë “produkte me përdorim vetëm një herë, siç mund të jenë edhe letrat e laguara” gjatë 25 viteve të ardhshme.

Masa do të thotë që prodhuesit do të duhet të gjejnë mënyra për të bërë letrat e lagura “të afta për t’u dekompozuar nga bakteret ose organizmat e tjerë të gjallë”, ose konsumatorët duhet të gjejnë një mënyrë për të “jetuar” pa to.

Një masë e tillë vjen pasi ruajtësit e ambientit kanë raportuar për gjetjen e një sasie të madhe të tyre të lumit Thamesit muajin e kaluar.

Madje, siç është thënë tutje, ato po ndryshojnë formën e shtratit të lumit Thames.

Gjithashtu, siç raportojnë mediat, letrat e lagura janë shkaktarë në shumicën e rasteve të bllokimit të kanalizimeve në Britani të Madhe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit