10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Britani, shqiptari qëllohet për vdekje

Më të lexuarat

Një i ri shqiptar ka mbetur i vdekur nga një sulm me thikë nga disa të rinj me ngjyrë. 23-vjeçari nga Shkodra, Pelivan Zekaj, i cili jetonte në Britaninë e Madhe, është goditur me armë të ftohtë. Policia thotë se po heton për një përplasje mes dy grupeve të rinjsh në një restorant.

Incidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmë vonë, rreth orës 23:15, në një qendër tregtare në veri të Londrës. Policia ende nuk ka asnjë të arrestuar si autor të dyshuar të krimit, por po merren në pyetje dëshmitarë të ngjarjes. Gjysma e qendrës tregtare është mbyllur dhe policia po këqyr zonën, transmeton “Shekulli”.

I riu shqiptar, sipas policisë, ka mbetur i vdekur në vend dhe nga ekzaminimi ka dalë se ai është qëlluar në kraharor. Shitësja, Barbara Klarke, 73 vjeçe, thotë: “Kam mbetur e tronditur të them të drejtën. Është e dhimbshme që një gjë e tillë të ndodhë. Ndodhin shumë krime në këtë zonë dhe kur vij këtu nuk jam e sigurt”.

Jashtë qendrës tregtare janë mbledhur shumë njerëz të njohur të 23-vjeçarit për t’i bërë nderimet e fundit mikut të tyre që u vra.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit