Britani e Madhe, qeveria nxjerr ligjin që favorizon të rinjtë për të marrë vizë

0

Emigrantët nga Bashkimi Evropian do të kenë lehtësira për të marrë vizë nga Britania e Madhe.

Atyre mund t’u jepet vizë dy-vjeçare për të jetuar dhe punuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas gazetës së njohur britanike “The Telegraf” Komiteti Këshillimor për Migracionin ka publikuar një raport.

Sipas raportit, Britania e Madhe pritet të veprojë si Zelanda e Re, Australia dhe Kanadaja për t`u dhënë një status më të veçantë emigrantëve midis moshës 18 dhe 30.

Raporti thotë: “Ka disa arsye pse kemi vendosur këtë moshë, duke qenë se emigrantët më të rinj kanë një shans më të madh për të punuar më gjatë në krahasim me moshat e tjera dhe mund të japin një kontribut më të madh te financat publike, ndërkohë që janë të konsideruar si më të prirur për të pasur sukses”. /kp/Telegrafi/