10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Britani – Bëri thirrje për të vrarë myslimanët, dënohet me 1 vit burg

Më të lexuarat

Një person që bëri thirrje në internet për të vrarë të gjithë myslimanët britanikë është burgosur për një vit.
Keegan Jakovlevs i Wrexham, nga North Wales, do të kryej 12 muaj burg pasi ai pranoi postimin e mesazhit në Facebook pas bombardimeve të Mançesterit më 23 maj, në të cilën 22 vetë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën.
Jakovlevs, 22 vjeç, u burgos në Gjykatën Mold Crown për “botimin e materialit me qëllim të nxitjes së urrejtjes fetare”.
I riu bëri thirrje në Facebook për hakmarrje,mesazh që u shpërnda për 2,154 shokët e tij.
“Prokuroria argumentoi se mesazhi i vetëm i Jakovlevs ishte veçanërisht serioz sepse ishte postuar kaq shpejt pas bombardimeve të Mançesterit, kur emocionet publike ishin rritur”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit