10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

BRENDA VITIT SHPALLET KOMPANIA FITUESE PËR TELEKOMIN

Më të lexuarat

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka theksuar se në bazë të obligimeve kushtetuese, në harmoni me vizionin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Qeverisë dhe planin vjetor të punës MZHE është angazhuar për reforma strukturale ekonomike, për funksionalizim të ekonomisë së tregut, për fuqizim të sektorit privat, për vendosje të normave të larta profesionale dhe institucionale në funksion të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Këto komente ministri Beqaj i ka bërë në konferencën për media në të cilën ka prezantuar punën dhe të arriturat gjashtëmujore të MZHE-së.

“Në kuadër të realizimit të këtyre përcaktimeve bazë, Ministria në aktivitetin e saj gashtë mujor ka realizuar një sërë aktivitetesh të planifikuara në fushën e energjisë, minierave, telekomunikacionit, mbikëqyrjes së ndërmarrjeve publike, procesin e privatizimit të PTK dhe KEDS-it, projektin Kosova e re dhe planin legjislativ, duke realizuar me sukses detyrat e përcaktuara”, ka thënë ministri Beqaj.

Beqaj ka thënë se në ketë periudhë është hartuar dhe është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës Strategjia Minerare e vendit për periudhën 2012-2015.

“Kjo strategji bazohet në katër shtylla themelore që janë – Krijimi i kushteve të favorshme për shfrytëzim dhe valorizim ekonomik të resurseve minerare dhe tërheqje të investimeve; Rritja e kapaciteteve njerëzore dhe Institucionale në sektorin minerar; Rritja e kapaciteteve të institucioneve relevante shkencore dhe edukativo-arsimore; Çështjet sociale dhe përfitimet e komunitetit dhe përkujdesja për mjedisin”.

Në lëmin legjislative gjatë gjashtëmujorit të vitit 2012 janë hartuar dhe aprovuar – Ligji Nr. 04/L-094 për Shërbimet e Shoqërisë Informatike dhe – Ligji Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/l-087 për Ndërmarrjet Publike

Njëkohësisht janë përgatitur dhe para aprovimit janë projekte ligjet – Projektligji për Komunikimet Elektronike (pritet të miratohet nga Kuvendi); Projektligji për Miniera dhe Minerale plotësim ndryshim(iniciuar nga Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri, i cili është duke u mbështetur nga stafi profesional i MZHE-së.

Gjatë kësaj kohe janë aprovuar një sërë aktesh nënligjore, siç janë udhëzimet administrative, rregulloret dhe aktet tjera nënligjore të cilat mbulojnë lëmit e fushëveprimit të Ministrisë.

“Gjithashtu në ketë periudhë është funksionalizuar shërbimi civil i MZHE-se me krijimin e departamentit të ri të politikave zhvillimore të vendit dhe është bërë fuzionimi i departamentit të energjisë dhe minierave në një departament”.

Njëkohësisht MZHE i ka kryer te gjitha obligimet nga procesi i integrimeve evropiane duke përgatitur raportet, duke marrë pjesë në takimet në procesin e stabilizim asocimit dhe ka përmbushur të gjitha obligimet ne kuadër të studimit të fizibilitetit të procesit të stabilizim asocimit.

Gjithashtu janë kryer të gjitha obligimet që dalin nga Traktati i Energjisë dhe janë dhënë përgjigje në të gjitha kërkesat e Sekretariatit të Komunitetit te Energjisë dhe ne takimin vjetor te njohur si “Dita e Kosovës” ka marr vlerësime shume te larta.

Në ketë periudhë MZHE-ja ka realizuar planin e aktivitetit të mbikëqyrjes së ndërmarrjeve publike dhe janë realizuar edhe këto aktivitete:

Ndarja e PK nga PTK-ja është finalizuar me 31. korrik te këtij viti dhe nga 1 gushti kemi dy entitetet te veçanta biznesore Posten e Kosovës dhe PTK-ne.

Pas shthurjes së Hekurudhave të Kosovës me qëllim të ristrukturimit, rritjes së konkurrueshmërisë dhe hapjes se tregut ndaj investitorëve të rinj, në 2012 funksionojnë dy kompani të reja të shërbimeve INFRAKOS, sh.a dhe TRAINKOS, sh.a.

Ministri Beqaj me ketë rast ka theksuar se gjatë këtij viti janë siguruar afro 300 milionë investime të drejtpërdrejta vetëm në lëmin e energjisë, duke llogaritur këtu shitjen e KEDS-it, investimet në Hidrocentralet e vogla në Komunën e Deçanit dhe investimet e parapara në kuadër të privatizimit të KEDS-it.

Në 2012 nga Buxheti i Republikës së Kosovës financohen 20 projekte kapitale në vlerë prej 7.745.190,00 euro për sektorin e energjisë, hekurudhave, ujit të pijes dhe mbeturinave.

Shuma e tërësishme e projekteve në infrastrukturë në lëmit që i mbulon MZHE nga donatorët është 58,5 milion euro, ndërsa pjesëmarrja e Qeverisë dhe Komunave përfshinë shumën prej 22 milionë euro.

Konkretisht bëhet fjalë për projektet – Fabrika e ujit në Prishtinë me vlerë prej 35 mil euro e financuar prej KfW-20 mil,KE-5 mil, Komunës se Prishtinës -5 mil dhe Qeverisë së Kosovës-5 mil. (Gjendja e projektit është në fazën fillestare para përzgjedhjes së kompanisë konsulente për implementim projekti)

-Impianti i ujërave të zeza në Prizren me vlerë para llogaritare prej 22 mil dhe i financuar nga KfW 12 mil, Qeveria e Kosovës 5 mil dhe Komuna e Prizrenit prej 5 mil. ( Gjendja e projektit është në fazën fillestare para përzgjedhjes se kompanisë konsulente për implementim projekti)

-Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në zonat rurale në Kosovën Juglindore me vlerë para llogaritare prej 8.1 mil euro dhe me financim të SDC me 6 mil dhe Qeverisë së Kosovës dhe Komunave prej 2 mil euro. (Gjendja e projektit është në vijim të implementimit).

-Projektet në ndërrimet e rrjetit te ujësjellësit në Pejë, Prizren dhe Istog financuar nga USAID-I;

-Fabrika e ujit në Mitrovicë e financuar nga Komisioni Evropian në vlerë prej afro 11 mil euro dhe projekti është në vijim;

-Ndërrimi i sistemit të ujësjellësit në Mitrovicë financuar nga Qeveria e Luksemburgut në vlerë prej 4.5 mil euro;

Pas një analize te shpenzimeve operative te Ndërmarrjeve qe ofrojnë shërbime publike është konstatuar rënie te shpenzimeve për derivateve për 16% dhe rënie te shpenzimeve te reprezentacionit për 8% ne krahasim me periudhën e njëjtë te vitit paraprak.

Gjithashtu është shënuar rënie e shpenzimet për paga tek PTK për 25 % nga periudha paraprake paraparë me planin e biznesit me sugjerimin e aksionarit.

“Me qellim te ofrimit te shërbimeve publike sa me kualitative për qytetaret e Kosovës për ngrohje, energji, shërbime te ujit dhe mbeturinave ne veri te Mitrovicës, Qeveria me 2012. do te subvencionon NP në shumën prej 19 mil euro nga te cilat vetëm për këtë gjashtëmujor janë transferua si subvencion 9.5 mil euro dhe janë mbulua rastet sociale për energji ne vlere prej 4.4 mil euro. Ne vitin 2012 kemi reduktim te subvencioneve për importin e energjisë nga 27.3 mil ne 13.5 mil euro” tha ministri Beqaj.

Gjatë kësaj periudhe janë themeluar edhe Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Instituti Gjeologjik i Kosovës, është inauguruar Muzeu Shtetëror të Kristaleve dhe Mineraleve të Kosovës dhe është funksionalizuar Instituti Gjeologjik të Kosovës.

Ka filluar ndërtimi i kapaciteteve te reja nga HCV prej 23 MË ne lumin Lumbardhë, ne regjionin e Deçanit nga kompania KELKOS Energy (kompani Austriake). Vlera investimeve është 55.000.000,00

Në lëmin e efiçiencës së energjisë nga buxheti i Republikës së Kosovës janë ndër 592. mijë euro, ndërsa nga donacionet 24.8 milion euro për projektet konkrete.

Përveç aprovimit të infrastrukturës ligjore MZHE dhe Qeveria e Kosovës ne konsultim edhe me ART-ne në lëmin e telekomunikacionit kane marr hapa konkret dhe kane aprovuar vendimin për liberalizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve telekomunikuese mobile për të mundësuar shfrytëzimin e resurseve frekuencore që i kanë në dispozicion operatorët ekzistues mobil të licencuar në Kosovë, për aplikimin e teknologjive të reja, dhe ofrimin e shërbimeve dhe rrjeteve të gjeneratës së ardhshme të shërbimeve telekomunikuese mobile brez gjera – internetit mobil me brez te gjerë.

Duke folur për procesin e privatizimit te 75 % të aksioneve të PTK-së, ministri Beqaj ka theksuar se aktualisht është në proces përzgjedhja e kompanive të cilat do të para kualifikohen për tender. Ne tender për para kualifikim janë paraqitur 8 kompani.

Afati për shpalljen e tenderi për privatizimin e 75 % të aksioneve të PTK-së është fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit , ndërsa i tërë projekti do të përfundoj në kuartalin e fundit të 2012.

Procesi i privatizimit të KKDFE (KEDS) është në përfundim e sipër

Aktualisht është duke u punuar në finalizimin dhe nënshkrimin e dokumenteve të transaksionit dhe kjo duhet të ndodhë brenda 90 ditë pune pas shpalljes së fituesit por jo me vone se 19 tetor 2012.

Paraprakisht Qeveria e Republikës së Kosovës me 12. qershor 2012. ka aprovuar vendimin me te cilin ka aprovuar rekomandimi i Komitetit Qeveritar të Privatizimit për shpalljen e Konzorciumit Calik – Limak me ofertë në vlerë prej 26.3 milion euro si ofertues i preferuar në procesin e privatizimit të KKDFE.

Në konferencën prezantuese te fituesit te tenderit Konzorciumit Calik Limak janë paralajmëruar investime në KKDFE prej 200-300 milion eurosh.

Kur bëhet fjalë për procesin e ndërtimit të TC Kosova e Re ministri Beqaj tha se Komiteti Drejtues i Projektit ka analizuar kërkesat e ofertuesve të para-kualifikuar, interesimin e tregut nga aspekti i investimeve në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike, kushtet e ofertuesve të para-kualifikuar për dhënie të ofertës dhe i ka propozuar Qeverisë që Termocentrali Kosova B të hiqet nga pako aktuale dhe të zhvillohet si fazë e dytë pas projektit TC Kosova e Re me qëllim të sigurimit të koherencën mes këtyre dy proceseve të ndara por ngushtë të ndërlidhura si dhe koordinim më të mirë me procesin e transaksionit për privatizimin e Kompanisë së Distribucionit dhe Furnizimit.

Me Ligjin mbi Buxhetin e vendit për vitin 2012. MZHE ka te hyra prej 42,6 milion eurosh. Në periudhën gjashte mujore janë shfrytëzuar 49 për qind te mjeteve te ndara buxhetore.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit