8 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Brenda 12 viteve janë vrarë 250 mijë persona në Meksikë

Më të lexuarat

Në Meksikë gjatë 12 viteve të fundit janë vrarë rreth 250.000 persona, ndërsa më shumë se 37.000 janë zhdukur.

Sipas informacioneve të “The Wall Street Journal”, nga viti 2006 deri më sot në këtë vend janë vrarë 250 mijë persona të cilët kanë pësuar si rezultat i vrasjeve dhe përleshjeve mes bandave të drogës.

Sipas burimit të njëjtë, nga kjo shifër, rreth 150 mijë janë vrarë gjatë përleshjeve mes narko-bandave.

Në periudhën e njëjtë janë zhdukur rreth 37.000 persona, ndërsa dyshohet se janë të vdekur.

Këto të dhëna tregojnë se numri i rasteve të vdekjes në Meksikë rritet çdo vit, prandaj numri i vrasjeve këtë vit është më i madh për 18 për qind në raport me të kaluarën.

Po ashtu numri i të zhdukurve në vitin 2015 ishte 3.400, ndërsa vitin e kaluar 5.500 persona.

Në këtë vend vitet e fundit vëmendje gjithnjë më të madhe tërheqin edhe varret masive. Këtë shtator nga një varr janë gjetur 174 kufoma, përfshirë edhe një foshnje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit