10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

BRAZIL: AVIONËT QË FLUTURUAN ULËT

Më të lexuarat

Dy pilotë brazilianë të forcave ajrore janë në telashe të mëdha pasi kanë fluturuar ulët me një shpejtësi supersonike dhe si pasojë kanë thyer të gjithë xhamat e Gjykatës së Lartë të Brazilit.

Vala e krijuar nga shpejtësia shumë e madhe e dy avionëve të fabrikimit francez Mirage 2000 ka shkatërruar tërësisht fasadën e xhamit të Supremo Tribunal Federal në Brazilia.

Avionët ushtarakë kishin marrë pjesë në një ceremoni disa minuta para incidentit nga i cili fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Marcelo Kanitz Damasceno, shefi i Qendrës Sociale të Komunikimit të Forcave Ajrore, tha se ushtria po heton incidentin dhe se do të rimbursohen kostot e dëmeve.

Avionët Mirage 2000 janë të famshëm për shpejtësinë e jashtëzakonshme në vijë të drejtë dhe lëvizjet në rreth me shpejtësi të madhe.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit