11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Bozdag: Turqia s’ndryshon qëndrim për Palestinën e Jerusalemin edhe nëse mbetet vetëm

Më të lexuarat

Turqia s’do të ndryshojë qëndrim dhe opinion rreth kësaj çështjeje”, vlerësoi zv/kryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë turke, Bekir Bozdag, në lidhje me vendimin e SHBA-së për të njohur Jerusalemin si “kryeqytet të Izraelit”…

 

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë turke, Bekir Bozdag, deklaroi të dielën se nga samiti i jashtëzakonshëm i Organizatës së Bashkëpunimi Islam (OIC), që do të mblidhet në Stamboll, më 13 dhjetor, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, duhet të dalë një qëndrim me domethënie më të madhe dhe më të rëndësishme sesa dënimi.

“Deri më sot, Turqia ka mbrojtur gjithnjë politika shumë të qarta dhe transparente për Palestinën dhe Jerusalemin. Këtej e tutje gjithashtu, edhe nëse mbetet vetëm, Turqia s’do të ndryshojë qëndrim dhe opinion rreth kësaj çështjeje”, vlerësoi Bozdag në lidhje me vendimin e SHBA-së për të njohur Jerusalemin si “kryeqytet të Izraelit”.

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli, nga ana e tij theksoi se “vendim i Trumpit për Jerusalemin është një gabim i madh dhe këtë do ta shohë edhe ai vetë brenda një kohe shumë të shkurtër”.

Për ministrin e Zhvillimit, Lutfi Elvan, njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga SHBA-ja është një vendim që zhduk paqen në rajon.

“Nëse duam paqe, qetësi dhe stabilitet në këtë rajon, atëherë ky vendim duhet të tërhiqet patjetër”, u shpreh ai gjatë një fjalimi drejtuar qytetarëve në provincën Mersin.

Kurse ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Faruk Ozlu, tha se vendimi i Uashingtonit do të thotë t’i hedhës benzinë zjarrit.

“Është një veprim i papërgjegjshëm dhe një vendim i gabuar”, nënvizoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit