16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Bozdag për incidentin gjatë stërvitjes së NATO-s: I ligë dhe skandaloz

Më të lexuarat

SIRNAK (AA) – Zëvendëskryeministri dhe zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Turqisë, Bekir Bozdag, incidentin gjatë stërvitjes ushtarake të NATO-s në Norvegji, gjatë së cilës presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, dhe presidenti i parë i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk u treguan si shënjestër, e vlerësoi “të ligë dhe skandaloz”, raporton Anadolu Agency (AA).

Bozdag gjatë një vizite në qytetin juglindor turk Sirnak, ka folur për skandalin e para dy ditëve në stërvitjen ushtarake të NATO-s në Norvegji. Skandalin gjatë stërvitjes së NATO-s Bozdag e karakterizoi si “skandaloz dhe të ligë”, duke thënë se ata që kultivojnë armiqësi ndaj Turqisë, nuk e duan dhe nuk mund të fshehin armiqësinë ndaj liderëve të cilët e duan popullin dhe shtetin turk, të cilët ditë e natë punojnë për ta bërë Turqinë një vend sa më të zhvilluar.

Ai rikujtoi se themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk, në të kaluarën ka luftuar kundër fuqive botërore, duke theksuar: “Edhe pse kanë kaluar rreth 100 vjet, shohim sot se po zhvillohet një bashkëpunim ndërkombëtar kundër presidentit Erdoğan. Për fat të keq, ky bashkëpunim dha aq shumë guxim, sa një ushtar gjatë stërvitjes ushtarake si objektiv vendosi themeluesin dhe liderin aktual të vendit i cili është anëtar i NATO-s. Ashtu si në të kaluarën, fuqitë botërore nuk arritën të mposhtnin dhe shkatërronin Ataturkun, nuk do të kenë sukses të fitojnë dhe shkatërrojnë as presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Njerëzit tanë do të mbrojnë dhe mbështesin presidentin tonë më shumë se kurrë.”

Oficerët norvegjezë janë shkarkuar nga detyra pasi gjatë stërvitjes së NATO-s presidentin aktual të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe presidentin e parë Kemal Ataturk i vendosën si objektiv. Në stërvitjen e NATO-s morën pjesë 41 ushtarë turq, ndërsa pas incidentit, me urdhër të presidentit të Turqisë, ushtarët turq janë tërhequr nga stërvitja.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dy herë i kërkoi falje Turqisë për skandalin në stërvitjen e NATO-s “Trident Javelin” në Norvegji. Fillimisht dërguan falje me shkrim, ndërsa pastaj në takimin e forumin ndërkombëtar të sigurisë Halifax në Kanada kryeshefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Turqisë, Hulus Akar i kërkoi “falje të hapur”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit