Bozdağ: Austria është shembull konkret i refuzimit të vlerave evropiane

0
98

KIRSEHIR (AA) – Zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdağ, në lidhje me vendimin e autoriteteve austriake për mbylljen e shtatë xhamive në vend, tha se Austria është shembull konkret i refuzimit të vlerave evropiane, apo një shembull konkret i aktiviteteve të shkeljeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Bozdağ gjatë qëndrimit të tij në qytetin Kirsehir të Turiqsë, reagoi ndaj vendimit të autoriteteve austriake për mbulljen e të paktën 7 xhamive në vend, njëra prej të cilave i përkiste komunitetit turk dhe dëbimit të imamëve nga ky vend të cilët financoheshin nga jashtë.

Duke theksuar fillimisht se Austria është një vend që ka pasur gjithmonë ligje të qarta kur është fjala për muslimanët, Bozdağ ka thënë se ky vendi u ka ofruar gjithmonë mundësi muslimanëve që jetojnë atje. Megjithatë, siç theksoi, në qoftë se shikojmë situatën e sotme, rritja e ekstremizmit, diskriminimit, ksenofobisë dhe islamofobisë në Evropë, në masë të madhe ndjehet edhe në këtë vend.

Ai theksoi se liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë janë ndër vlerat thelbësore të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe se këto vlera janë të mbrojtura nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Vendimin e autoriteteve austriake për mbylljen e xhamive, Bozdağ e ka quajtur një vendim i cili shkatërron lirinë e ndërgjegjes dhe besimeve si dhe vlerat që e bëjnë Evropë.

“Kjo më së miri tregon se ata që akuzojnë dhe kritikojnë Turqinë pa bazë, i heqin të drejtën pjesëtarëve të feve të tjera në vendet e tyre dhe atyre që mendojnë ndryshe. Austria është shembull konkret i refuzimit të vlerave evropiane, apo një shembull konkret i aktiviteteve të shkeljeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për Turqinë një gjë e tillë është e papranueshme”, ka thënë Bozdağ.