7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Botërori i klubeve, surprizon Al Ain

Më të lexuarat

Al Ain shkaktoi përsëri surprizën në Botërorin e Klubeve. Skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe, vend ku dhe po zhvillohet aktualisht turneu, mundi pas serisë së penalltive argjentinasit e River Plate.

Fillimisht, Al Ain kaloi në avantazh që në minutën e tretë me anë të Berg, i cili goditi saktë me kokë pas një goditjeje nga këndi. Nuk vonoi reagimi i klubit argjentinas, me Borre i cili shënoi 2 gola brenda 5 minutave(11′ dhe 16′).

Fillimisht, mesfushori shfrytëzoi një rrëmujë në zonën e ekipit arab, ndërkohë që goli i dytë erdhi nga një kundërsulm i shpejtë, pas një gabimi të mbrojtjes kundërshtare. Rezultati do të barazohej në fillimin e pjesës së dytë, ku në minutën e 51-të, Caio bëri një driblim mjaft të bukur në zonën kundërshtare dhe dërgoi topin në cepin e portës së Franco Armanit.

Në të 69′, River kishte mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh, por Martinez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke e gjuajtur topin në traversë. Rezultati ngeli i pandryshuar deri në fundin e kohës së rregullt, dhe më pas në pjesët shtesë.

U desh ruleta e 11 metërshave për të përcaktuar fituesin. Të dyja skuadrat nuk po gabonin, deri sa erdhi radha e mesfushorit të argjentinasve, Enzo Perez, të cilit iu prit penalltia nga portieri Eisa.

Në finalen e madhe, Al Ain do të përballet me fituesin e çiftit Kashima-Real Madrid, ku kampionët e Evropës janë dukshëm favoritë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit