6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Bota solidarizohet me Turqinë për sulmin terrorist në Dağlıca

Më të lexuarat

Franca, Shqipëria, Mali I Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Pakistani kanë dënuar sulmin e organizatës terroriste PKK.

Ministri maqedonas i Shtetit, Furkan Çako, u shpreh se “dënon ashpër” sulmin terrorist në Dağlıca”. Çako në një deklaratë për shtyp, duke vënë në dukje se turqit e Maqedonisë të cilët e shohin Turqinë si “atdhe” janë duke ndjekur të pikëlluar ngjarjet terroriste, u shpreh se “duam të njoftojmë se dënojmë thellësisht ashpër sulmin mizor të ndodhur në rajonin Dağlıca të komunës Yüksekova në qytetin Hakkari të Turqisë”.

Çako i cili ka transmetuar se si turq të Maqedonisë ata i ndiejnë nga afër dhimbjet e martirëve dhe ushtarëve të plagosur në sulm ka theksuar se: “Besojmë se këto ngjarje terrorizmi mizore kanë patur objektiv procesin e arritur në drejtim për të siguruar unitetin dhe bashkimin brenda vendit, stabilitetin politik, zhvillimin ekonomik të arritur në vitet e fundit në Republikën e Turqisë, dhe gjithashtu duam të theksojmë se Republika e Turqisë jo vetëm brenda vendit por gjithashtu ajo nuk do të lejojë që të prishet qetësia dhe stabiliteti që ka krijuar në rajonin e Ballkanit”.

Ai duke vënë në dukje se edhe pse kufijtë fizikë të Turqisë fillojnë nga Edirne-ja dhe përfundojnë në Kars, ka theksuar se si turq të Maqedonisë duke mos u kufizuar nga kjo ka shtuar se kufijtë e zemrës dhe ato kulturorë janë edhe më të gjerë dhe se për këtë arsye këto lloj sulmesh shqetësojnë një gjeografi edhe më të gjerë.

Çako duke shprehur dëshirën për ti dhënë fund në një kohë sa më të shkurtër ngjarjeve terroriste të cilat kanë “plagosur” thellë turqit në Maqedoni u shpreh më tej se: “Me këtë rast dënoj ashpër edhe njëherë ngjarjet e fundit të terrorizmit dhe gjithashtu sulmin e fundit terrorist në Dağlıca, uroj mëshirën e Allahut për martirët e rënë, gjithashtu shpreh ngushëllimet për familjet e pikëlluara, për popullin turk dhe Forcat e Armatosura të Turqisë si dhe shërim të shpejtë për të plagosurit”.

Në mesazhin e ngushëllimit nga një prej partive politike në Maqedoni nga Lëvizja Unitetit Kombëtar Turk (TMBH) të dërguar ndaj Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan theksohet se ata dënojnë sulmin terrorist dhe gjithashtu kanë shprehur keqardhjet e thella për shkak të sulmeve të ndodhura në Dağlıca.

Në mesazhin e TMBH u theksua gjithashtu se: “Ne jemi të sigurtë se ata që kanë si objektiv një vend i cili është si parajsë Republikën e Turqisë, Atdheun tonë dhe ata që duan të japin një imazh si të ferrit nuk do t’ia arrijnë asnjëherë qëllimit”.

Në mesazh duke u vënë në dukje se Presidenti Erdoğan për vendosjen e paqes duke marrë parasysh çdo gjë ai ka shfaqur qëllimet e mira është theksuar gjithashtu se: “Qëllimet e mira dhe sinqeriteti juaj për vite me radhë për të gjetur një zgjidhje të këtij problemi u abuzuan nga organizata terroriste PKK dhe zëdhënës të HDP. Nuk mund të jeni të sigurtë as nga dora dhe as nga gjuha e tyre. Atdheu ynë Republika e Turqisë është drita e syve tanë. Ata që duan të rrënojnë unitetin dhe solidaritetin tonë nuk janë nga të tanët. Të prishësh qetësinë e Turqisë nënkupton të prishës qetësinë e të gjithë botës turke. Dëshirojmë të shprehim që ta dijë gjithkush se jemi gjithmonë në anë të atdheut tonë cilado qofshin rrethanat”.

Edhe institucionet e larta shtetërore në Shqipëri kanë dënuar sulmet e fundit terroriste në Turqi. Në një reagim për AA nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëherësh kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi ka shprehur indinjatën e thellë dhe ka dënuar ashpër sulmet terroriste kundër popullit turk.

“Gjej rastin të shpreh ngushëllimet e mia për jetët e humbura në krye të detyrës në mbrojtje të integritetit të shtetit mik turk por dhe të një koalicioni të madh të njerëzimit siç është lufta kundër terrorizmit. Shpreh indinjatën e thelë dhe dënoj ashpër sulmet terroriste kundër popullit mik turk. Në të njëjtën kohë shpreh solidaritetin e popullit shqiptar me popullin turk, autoritetet e shtetit turk, në luftën kundër terrorizmit nuk jeni vetëm, por keni dhe mbështetjen e popullit mik shqiptar. Është rasti tu kujtoj këtyre forcave të errësirës se njerëzimi është sa solidar aq dhe i mbështetur në krijuesin e drejtësisë universale: kush vret një njeri ka vrarë të gjithë njerëzimin”- u shpreh Idrizi për AA.

Ai ka deklaruar se inkurajojnë autoritet e shtetit turk të veprojnë me forcën e ligjit për të vënë para përgjegjësisë autoret dhe për tu dhënë dënimin e merituar

Ndërkohë lidhur me këto sulme të fundit ka reaguar për AA edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Në një reagim, Glevin Dervishi, Këshilltar për mediat dhe zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ka dënuar sulmin terrorist të ku humben jetën disa ushtare turq në rajonin Dağlıca të komunës Yüksekova. “Shprehim ngushëllimin e thellë ndaj autoriteteve turke dhe familjeve të viktimave që humbën jetën nga ky sulm si dhe u gjendemi pranë qeverisë turke në këtë moment të vështire”- shprehet për AA Dervishi.

Zëvendës kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Sulyo Mustafiç, duke vënë dukje se sulmi në Dağlıca është një akti terrorist i ndërmarrë për të dobësuar Turqinë tha se: “Unë besoj se Turqia do të vazhdojë qëndrimin e saj të fortë që ka treguar kundër këtyre sulmeve”. Mustafiç duke vënë në dukje se dënon sulmin terrorist shprehu ngushëllimet kryesisht për familjarët e martirëve dhe gjithashtu për popullin turk. Mustafiç ka shtuar më tej se sulmi terrorist në Dağlıca është kryer nga forca të cilat kanë patur si qëllim destabilitetin e Turqisë.

Myftiu i Serbisë, Muhammed Yusufspahiç gjithashtu ka dënuar sulmin terrorist në Dağlıca. Yusufspahiç duke vënë në dukje se Turqia “është një vend i zhvilluar në paqe” u shpreh se “tani dikush kërkon të pengojë këtë zhvillim”. Yusufspahiç duke theksuar se ata lusin Allahun që të ndihmojë Turqinë dhe të gjithë njerëzit në Turqi tha se “Lus Allahun që për ata që kanë dalë nga rruga e drejtë, që ta rigjejnë sërish rrugën e drejtë”.

Kryetari i Shoqatës Urat e Miqësisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Yasmin Imamoviç (Jasmin Imamović) në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke shprehur keqardhjen për sulmin në Dağlıca ka shprehur edhe ngushëllimet për të afërmit e martirëve dhe popullit turk. Ai duke vënë në dukje se në luftën kundër terrorizmit janë në anë të qeverisë dhe popullit turk u shpreh se aktet e organizatës terroriste të PKK janë për të destabilizuar Turqinë e cila në kohët e fundit është bërë një fuqi ekonomike dhe për të penguar krijimin e lidhjeve miqësore mes popujve turk dhe kurdë. Imamoviç, ka shtuar më tej se dënojnë sulmin në Dağlıca dhe gjithashtu se kanë besimin se shteti dhe populli turk do të triumfojnë mbi terrorizmin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit