Bota përgatitet për një krizë të re ushqimesh

0
35

Bota po përballet me një krizë të re ushqimesh, teksa thatësira më e keqe në 50 vjet e SHBA-ve ka bërë që çmimet e produkteve bujqësore të arrijnë në nivele rekord të larta.Çmimet e misrit dhe të sojës arritën në një nivel rekord të enjten, duke tejkaluar kulmin e krizës 2007-08 që shkaktoi trazira të lidhura me ushqimet në më shumë se 30 vende të botës.

Çmimet e grurit nuk kanë arritur ende në një nivel rekord, por janë rritur më shumë se 50% gjatë pesë javëve të fundit, duke tejkaluar çmimet që u arritën në kohën kur Rusia ndaloi eksportin e grurit në vitin 2010. Thatësira në SHBA, që furnizon pothuajse gjysmën e eksporteve botërore të misrit dhe një pjesë të konsiderueshme të sojës dhe grurit, do të tejkalojë kufijtë, duke prekur konsumatorët nga Egjipti te Kina.

Departamenti i bujqësisë së Shteteve të Bashkuara e uli parashikimin për prodhimin e grurit javën e kaluar me një nivel tepër të lartë dhe kushtet vazhdojnë të përkeqësohen në thatësirën më të keqe të SHBA-ve që nga viti 1956. Çmimet e misrit të enjten arritën një nivel rekord prej 8.16 dollarë për shinik dhe tregtarët besojnë se çmimet mund të rriten mbi 9 dollarë në fillim të gushtit, përveçse në rast se moti në SHBA do të përmirësohej ndjeshëm.kohaislame