12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Boris Tadiç për kryeministër të Serbisë!

Më të lexuarat

Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike në Serbi në një takim gjatë të hënës, një ditë pasi lideri i tyre Boris Tadiç ka pësuar disfatë në përpjekjen e tij për t`u rizgjedhur si president i Serbisë duket se po ndërtojnë një plan të ri. Sipas mediave serbe takimi u thirr për të analizuar rezultatet e zgjedhjeve, por burime të cituara nga B 92 thonë se anëtarët Partisë Demokratike serbe kanë ranë dakord të kërkojnë që Tadiç të jetë kryeministër në qeverinë e re që pritet të formohet.

Kjo lëvizje vjen pavarësisht shpalljes së Tadiçit bërë në natën e zgjedhjeve të së dielën, kur ai përgëzoi Tomislav Nikoliç për fitoren e tij në balotazhin presidencial, dhe vuri në dukje se ai nuk do të jetë kryeministër. Sipas informacioneve jozyrtare nga takimi në rast se Tadiç ka refuzuar kërkesën e tyre, atëherë Dragan Gjilas do të marrë këtë pozitë. Gjilas u rizgjodh si kryebashkiak i Beogradit më 6 maj dhe ka thënë se gjatë fushatës se ai nuk ishte i interesuar për t`u bërë kryeministër i ardhshëm i Serbisë.
Përveç kësaj, është e paqartë se si partnerët e mundshëm të demokratëve, socialistët e Ivica Dacic do të reagojnë në një marrëveshje të tillë. Partia lëshoi një deklaratë të shkurtër zyrtare pas takimit ku theksohej se ajo do të fillojë negociatat të martën në formimin e një shumice parlamentare të nevojshme për të votuar në qeverinë e ardhshme si dhe do të respektojë koalicionin.
Jozyrtarisht, disa anëtarë të partisë të Tadiç kanë theksuar se partia duhet të heqë dorë nga përpjekjet e saj për të formuar një qeveri dhe të shkoj të bashkohet me opozitën, por kjo hipotezë u refuzua me arsyetimin se kjo do ta çonte Serbinë dhjetë vite mbrapa.
Ndërsa përgjigja e Tadiçit pritet të jepet gjatë ditës së sotme./indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit