8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Boris Johnson fiton garën për kryeministër të Britanisë së Madhe

Më të lexuarat

Boris Johnson do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe pasi u zgjodh udhëheqës i Partisë Konservatore, duke mposhtur Jeremy Hunt në garën e udhëheqjes së partisë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, ish-kryebashkiaku i Londrës, i cili për një kohë ka treguar një ambicie për të udhëhequr vendin e tij, fitoi garën me 66% të votave. 

Pjesëmarrja ishte 87.4% në mesin e 159.320 anëtarëve të partisë.

Johnson nuk do të marrë zyrtarisht zyrën deri të mërkurën pasdite. 

Johnson pastaj do të shkojë në Buckingham Palace për konfirmimin e emërimit të tij – para se të shkojë në Downing Street për të dhënë një fjalim para derës së zezë të Nr. 10.

Ai merr përgjegjësinë në një moment politik delikat për Britaninë e Madhe. 

Johnson filloi fjalimin e tij të pranimit duke lavdëruar kryeministren e deritanishme, duke thënë se ai kishte qenë “një privilegj për të shërbyer në kabinetin e saj”.

Ai premtoi audiencën se do të “vazhdonte me Brexit, do të bashkonte vendin dhe do të mundte Jeremy Corbyn-in”.

Ndërsa kryeministrja në largim, Theresa May, përgëzoi z. Johnson, duke i premtuar atij “mbështetjen e plotë”. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit