10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

‘Bomba’ e artistit serb: Serbia ta njohë Kosovën dhe ti vendosë sanksione Rusisë

Më të lexuarat

Një ditë pas vizitës së Vladimir Putinit në Beograd, artisti serb Çedomir Petroviq, ka shkruar një artikull për raportet Serbi-Rusi, ku ndër të tjera ka kërkuar që shteti të cilin e udhëheq Aleksander Vuçiqi ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe t’i vendos sanksione Rusisë.

Në shkrimin e titulluar “Po na vjen shoku Putin’, Petroviq ka thënë se Serbisë asnjëherë nuk i ka ardhur asnjë dobi nga Rusia, duke kërkuar kështu që shteti i tij të njoh Kosovën dhe t’i vendos sanksione Rusisë.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë rrugën e integrimit në BE dhe NATO, shkruan Danas.

“Pa na brejtur ndërgjegjja e pa kurrfarë ndjenje se i kemi borxh dikujt, e më së paku Rusisë, të bëjmë edhe një përpjekje të madhe për njohje të Kosovës, t’i vendosim sanksione Rusisë dhe të harmonizojmë politikën tonë të jashtme me atë të BE-së. Të përpiqemi për anëtarësim në BE dhe Aleancën veri-atlantike”, ka thënë Petroviq.

Vendosja e taksës nga Prishtina, dhe vendimi i Beogradit për mos njohje të Kosovës sipas tij është sikurse ajo pyetja e vjetër “pula apo veza’.

“Kësaj radhe të mos mbetemi pa vezë dhe pa pulë”, ka përfunduar ai.

Vizitën e Putinit dje në Beograd e kanë kritikuar edhe shumë pjesëtar të shoqërisë civile.

Ata kanë thënë se kjo vizitë do të rrënojë edhe më tepër demokracinë dhe shtetin serb.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit