10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bllokohet Rruga e Kombit

Më të lexuarat

Është dashur ndërhyrja e forcave të ndërhyrjes së shpejtë për të hapur Autostradën e Kombit të bllokuar nga disa qindra banorë të fshatrave të Kukësit.

Në shenjë proteste për ndërprerjen e energjisë elektrike nga ana e CEZ, banorët e fshatrave Tërthore, Shtiqen e Bicaj, debitorë të energjisë elektrike, bllokuan aksin rrugor Kukës-Morinë.

Ata nuk kanë lejuar asnjë mjet që të lëvizë në rrugë. Kompania CEZ njoftoi se kishte ndërprerë energjinë për debitorët, por pasi banorët rrethuan nënstacionin elektrik, për të shmangur incidentet CEZ stakoi energjinë e për pasojë prej orës 19.00 edhe qyteti i Kukësit mbeti pa energji elektrike.

Banorët e tre fshatrave të Kukësit, gjatë protestës deklaruan se vetëm pasi të marrin dëmshpërblimin për tokat e përmbytura nga liqeni i Fierzës do të paguajnë energjinë elektrike.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit