7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bllokimi izraelit i Al Aska-së, Erdogan kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare

Më të lexuarat

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dënoi ashpër ato që i quajti kufizime izraelite në Xhaminë Al-Aksa, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë sipas praktikave kundër lirisë së adhurimit në vendin e tretë më të shenjtë islam.

Në një deklaratë të lëshuar në faqen e Presidencës turke, thuhet se është e papranueshme që Izraeli të imponojë kufizime të reja të hyrjes së muslimanëve në kompleksin el-Haram ash-Sharif, që përfshin xhaminë Al-Aksa dhe Kupolën e Shkëmbit, duke justifikuar atë përmes incidentit të 14 korrikut.

Erdogani dënoi qëndrimin e Izraelit përkundër paralajmërimeve, parandalimin e faljes së namazit të së premtes nga myslimanët në xhaminë Al-Aksa dhe përdorimin e tepruar të forcës nga forcat izraelite të sigurisë kundër njerëzve që u mblodhën aty për të falur xhumanë, edhe në shenjë proteste.

Erdogan tha se përpjekjet për të hequr kufizimet në xhaminë Al-Aksa do të vazhdojnë në koordinim me Ëaqf-in Islamik të Jerusalemit, Presidentin palestinez Mahmud Abbas dhe mbretin jordanez Abdullah II.

Ai i kërkoi Izraelit që të kthehet në status quo-në para kufizimeve të fundit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit