6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Bllaca 4” në qershor me të akuzuar Azem Sylën dhe Ekrem Jasharin

Më të lexuarat

Dëshmitari bashkëpunues i Prokurorisë speciale të Kosovës, Nazim Bllaca, ka paralajmëruar se së shpejti do të ngrihet edhe një aktakuzë e quajtur “Bllaca 4” kundër Azem Sylës dhe Ekrem Jasharit.

Nazim Bllaca i ka thënë gazetës “Bota sot” se deri në fund të qershorit të këtij viti prokurorët e EULEX-it Mauricio Salustro dhe Ema Rizeto do të publikojnë aktakuzën e katërt, që mbështetet në dëshminë e tij, që mund të quhet Bllaca 4.

Sipas gazetës, në këtë aktakuzë do të gjenden emrat e krerëve të lartë të SHIK-ut: Azem Syla e Ekrem Jashari, të cilët Nazim Bllaca i ka përmendur si urdhërdhënës të veprimeve kriminale, përkatësisht vrasjeve që ishin kryer pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Me këtë aktakuzë i jepet fund gjithë “serisë së dëshmitarëve” të Nazim Bllacës, të cilën e publikoi së pari më 29 nëntor të vitit 2009. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit