19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Blindohet Shkupi, ‘Lagja e Trimave’ sot në gjyqin e fundit

Më të lexuarat

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka ndërrmarë masa të forta sigurie për seancën e fundit gjyqësor për rastin e Kumanovës. Prej mbrëmë janë përforcuar masat e sigurisë dhe kontrollet në pjesët hyrëse të Shkupit. Po ashtu janë ndërmarrë edhe masa të tjera në bllokimin e disa rrugëve në komunikacion. “Për shkak të seancës për Lagjen e Trimave të Kumanovës, komunikacioni rreth gjykatave do të bllokohen përkohësisht dhe do të destinohet lëvizja në akset e tjera rrugore. “, ka informuar MPB. Policia ka shtuar masat e sigurisë edhe në rrugët e tjera nga Manastiri e Prilepi, ku pjesa më e madhe e grupit janë dërguar atje për të vuajtur dënimin.

 

Eskorta e të akuzuarve nga burgjet e këtyre qyteteve gjatë çdo séance kanë ardhur me masa të forta sigurie si helikopterë dhe transportues të blinduar. Në hyrje – daljet e kryeqytetit janë të pranishëm edhe forca të mëdha të njësiteve speciale, që janë rradhitur në çdo cep duke qëndruar në një distance të vogël. Disa qytetarë kanë ngelur të habitur për shkak të këtyre masave të forta të sigurisë, duke pyetur se çfarë po ndodh apo çfarë ka ndodhur. Për këtë proces gjyqësor janë harxhuar rreth 3 milion euro sepse për mbajtjen e një seance janë harxhuar mbi 50 mijë euro për angazhimin e një numri të madh të forcave policore, ekipe dhe helikopter. /INA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit